INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 gjëra që nuk duhet t'i vendosni kurrë në fytyrë

7 gjëra që nuk duhet t'i vendosni kurrë në fytyrë

Publikuar më: 10:32 13-10-2020

Gjithmonë më pëlqen të mendoj se fytyra është një tempull dhe si e tillë, duhet t’i ofrojmë gjithmonë përkushtimin dhe kujdesin e duhur. Kur vjen puna te kujdesi ndaj lëkurës, mos i besoni gjithmonë internetit dhe trendeve të patestuara, pasi zgjidhjet që gjeni aty mund t’ju dëmtojnë më shumë se sa t’ju ofrojnë rezultatin e premtuar. Ja pra vajza, këto janë shtatë gjërat që nuk duhet t’i vendosni kurrë në fytyrën tuaj.

1. Kolinoz – Shpesh kemi dëgjuar se kolinozi mund të ndihmojë në përtharjen e puçrave, por është një zgjidhje e gabuar në spektrin kohor afatgjatë. Pavarësisht se ka shumë gjasa të ndihmojë, kolinozi mund të shkaktojë iritim dhe mbi-tharje të lekurës. Një alternativë e mirë për të luftuar puçrat është përdorimi i produkteve me peroksid benzoil ose acid salicilik.

2. Sapun – Sapuni mund të thajë lëkurën tuaj më shumë se ç’duhet dhe të shkaktojë kruarje, inflamacion dhe ekzemë të lëkurës. Përdorimi i sapunit largon vajin e tepërt nga lëkura, por gjithashtu largon edhe varja natyral që janë të domosdoshëm për një lëkurë të mbrojtur dhe të hidratuar. Për pastrimin e fytyrës, dermatologët sugjerojnë përdorimin e larësve të lëngshëm që përmbajnë hidratues dhe përbërës që reduktojnë inflamacionin.

3. Limon ose lime – Limoni dhe lime janë përbërës që gjenden shpesh në maskat që sugjerohen për t’u bërë në kushte shtëpie. Këto agrume mund të jenë të mira për sistemin tretës, por nuk duhen vendosur në fytyrë pasi, nëse jeni në kontakt me diellin, mund t’ju shkaktojnë djegie të rënda.

4. Vaj kokosi – Nëse fytyra juaj është e yndyrshme, nuk duhet të vendosni kurrë vaj kokosi. Vetitë antioksiduese te vajit të kokosit nuk krahasohen me dëmin që mund t’ju shkaktojë në fytyrë. Duke qenë se ky vaj është i trashë, lëkura nuk e përthith dot dhe poret tuaja bllokohen gjë që mund të shkaktojë akne. Si alternativë mund të hidhni disa pika vaj ulliri (ky vaj është më i lehtë) në një pambuk dhe ta aplikoni në fytyrë.

5. Krem të skaduar dielli – Vetia mbrojtëse e kremit të diellit humbet pas datës së skadencës dhe përdorimi i tij nuk ju ofron mbrojtjen e duhur ndaj rrezeve të diellit. Kontrolloni datën e skadencës përpara përdorimit dhe nëse kremi juaj ka skaduar, investoni të blini një të ri në mënyrë që të evitoni djegiet dhe rrezikun e kancerit të lëkurës.

6. Krem trupi – Kremrat e trupit, ashtu si dhe vaji i kokosit, janë më të trashë dhe më vajor dhe mund të shkaktojnë akne. Prandaj sugjerohet përdorimi i një kremi hidratues që eshtë formuluar posaçërisht për llojin tuaj të lëkurës.

7. Uthull – Përdorimi i uthullës si toner mund t’ju ofrojë rezultatin që kërkoni, por duhet të keni shumë kujdes. Uthulla ka tendencën të bëhet më e fortë me kalimin e kohës, kështu që mund t’ju shkaktojë iritim dhe djegie. Nëse nuk e dini kohëzgjatjen e saktë të qendrimit të uthullës në raftet e supermarketit, sugjerohet blerja dhe përdorimi i një toneri.

Article Logic
Execution time: 0.0033349990844727