INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
64 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë, humbin jetën edhe 2 persona

64 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë, humbin jetën edhe 2 persona

Publikuar më: 14:31 29-06-2020

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 371 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 64 persona.

Në komunikimin e përditshëm me publikun, dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se 2 persona të tjerë humbën jetën për shkak të virusit në 24 orët e fundit.

“Në 24 orët e fundit, referuar shërbimit infektiv, një paciente 78 vjeçare nga Tirana, e transferuar nga një spital jopublik, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, me gjithë trajtimin intensiv në reanimacion dhe një pacient 83 vjeçar nga Durrësi, në terapi intensive, i cili vuante nga hipertensioni. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 84 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 1438 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 371 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 64 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 15 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 7 në Durrës, 4 në Lezhë, nga 3 raste në Kukës, Pukë, 2 në Kurbin, dhe nga 1 rast përkatësisht në Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, Mat, Pogradec.

Në vendin tonë aktualisht janë 970 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës”, tha ajo.

COVID-19 – Statistika (29 Qershor 2020)

Testime totale 26663

Raste pozitive 2466

Raste të shëruara 1438

Raste Aktive 970

Humbje jete 58 (Qarku Tiranë 32, Durrës 10, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 7, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 358

Durrës 198

Shkodër 155

Vlorë 100

Fier 47

Lezhë 39

Korçë 28

Kukës 18

Elbasan 13

Gjirokastër 7

Berat 6

Dibër 1/Euronews.al

Article Logic
Execution time: 0.0030009746551514