INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 trendet më të çuditshme të 2016-ës dhe çfarë thonë ato për ne

6 trendet më të çuditshme të 2016-ës dhe çfarë thonë ato për ne

Publikuar më: 14:26 05-12-2016

Rroba të çuditshme për një vit edhe më të çuditshëm!

Veshjet ndryshojnë me kohën dhe si të tilla përshtaten me kërkesat dhe mundësitë e tregut. Në rastin e modës nuk ka rregulla të tilla. Bota e modës është e çuditshme, krijuese dhe shumë konkurruese. Si mund ta shpjegojme më mirë? Mjafton t’I hidhni një sy tendecave të këtij viti që na kanë konfuzuar së tepërmi lidhur me çfarë është In dhe çfarë është Out. Madje shpesh na bëjnë të mendojmë nëse dalë ngadalë po çmendemi apo thjesht kështu po vijnë kohërat. Gjithsesi njerëzit kanë vërtet imagjinatë brilante.

 


Të kesh të vështirë të mbash veshur një xhaketë siç duhet
Për këtë fajësojmë Vetements. Ose thjesht humorin tuaj pas një dite jo fort të mirë ku ju ka kapur trishtimi, por gjithashtu ia arrin të dalësh nga shpia pasi pranon faktin se asgje nuk do ndryshojë.

4.jpg


Thrasher!
Të shumta janë portalet e modës që fotografojnë njerëzit në rrugë për stilin e tyre kështuqë është e pamundur mos keni parë një t-shirt që të ketë këtë logo. Madje nuk çuditemi që dhe ju vetë të keni porositur një të tillë. Epo nëse do të kishte një kolonë zanore për këtë vit, sidmos nga fundi do të ishte një miks mes Elliott Smith dhe muzikës metal, banda e së cilës do të ishte pikërisht kjo. Megjithatë shumë prej tyre që veshin bluza me logo të tilla as që e kanë idenë për çfarë bëhet fjalë. Thrasher gjithsesi bëjnë rroba për të gjithë fanatikët e skateboard-it. Rroftë moda!

6.jpg


Këpucët çorape
Hmm pak Vetements pak Yeezy, por gjithashtu kur ecën nëpër shtëpi me lot në sy dhe në të njëjtën kohë do të dalësh, ja tek janë këpucët çorape!

2.jpg

 

Bluza të gjëra sportive dhe pa pantallona. Prit! Çfarë? A nuk është kjo ideja e të ndjeurit brenda në shtëpi pa u shqetësuar çfarë të veshësh? Jo?! Ok!

collage8.jpg

Supër mëngët
Nga gjithë të tjerat tashmë kemi edhe mëngët e fryra, super të gjata duke zënë kështu shumë hapësirë. Vërtet të jenë kaq të nevojshme? Ok e pranojmë, stili është stil!

3.jpg

Mega Vathë
Këshillohen për të forcuar veshët dhe për t'i bërë më elastike. Përpos të gjithave duket sikur këto lloj vathësh e bëjnë pamjen tuaj më unike dhe më të fortë sidmos kur qëndrimi është serioz.

1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038838386535645