INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 Sekretet e meshkujve gjatë njohjes online. Femra, kini kujdes!

6 Sekretet e meshkujve gjatë njohjes online. Femra, kini kujdes!

Publikuar më: 10:44 01-08-2017
Jeta e ngarkuar, i ka bërë njerëzit që të shohin njohjet online si një rast të mirë për të krijuar diçka me dikë.
Ekspertët në këtë artikull kanë vënë në dukje çfarë bëjnë më konkretisht meshkujt gjatë njohjes online.
 
1. Ai përputhet me tipin tuaj, por nuk ju dërgon mesazhe
Gjatë një njohjeje duhet që të dy të  bashkëpunojnë për të nxitur më shumë bisedën. Nëse nuk ka të njëjtin interes, nuk ja vlen të vazhdoni më këtë. Edhe ai e di që ju shkoni si tipa, por e ka të vështirë që t’ju dërgojë shpesh mesazhe.
2.  Bëjnë plane të paqarta
Meshkujt nuk janë të sigurt për atë që duan. Pasiguria bën që ata, të shfaqin një figurë jo të mirë te personi që po komunikojnë. Kjo gjë  i bën ata që mos të përcjellin besim te tjetri.
3. Nuk ju pyet për profilin tuaj
Kjo gjë është e shpeshtë te meshkujt. Femrat janë më të prirura të investigojnë mbi mashkullin që po njohin, ndërsa meshkujt janë më indiferent ndaj kësaj gjëje. Ata përcjellin më shumë besim te vetja duke u sjellë në këtë mënyrë.
4. Përgjigjet e tyre nuk janë optimiste
Gjatë komunikimit, meshkujt nuk janë ëndërrimtarë si femrat. Ata i shohin gjërat më ftohtë dhe nuk idealizojnë me situatën që ndodhen. Atyre i pëlqen të qëndrojnë me këmbë në tokë.
5.  Shprehen më lirshëm
Të thuash atë që ndjen nuk ka asgjë të keqe, por duhet të dish se me kujt po ja thua. Ndoshta personi që po komunikoni  i ka siklet disa tema, ndërsa meshkujt nuk e mendojnë gjatë këtë gjë. Mjafton që ata të shprehin gjërat që duan.
6.  Dërgojnë foto të nxehta
Meshkujt  janë më të prirur të dërgojnë foto të nxehta personit që po komunikojnë. Në disa raste, sipas intv.al  ata duke bërë këtë gjë, e humbasin kontaktin sepse shfaqin shenja jo serioze me atë që flasin.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0036470890045166