INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 përbërës natyralë që e mbajnë lëkurën tuaj më të hidratuar se kremrat

6 përbërës natyralë që e mbajnë lëkurën tuaj më të hidratuar se kremrat

Publikuar më: 13:38 06-07-2017

Ndonëse lëkura e yndyrshme është cilësuar si më e ndjeshmja dhe ajo që shfaq më shumë probleme, vlen të thuhet se femrat vuajnë më së shumti nga lëkura e thatë.

Sipas Web MD ekzistojnë një numër faktorësh kontribues në plakjen e tharjen e lëkurës, si ekspozimi në diell, regjimi i varfër ushqimor dhe dehdratimi, por veç kremrave e serumeve të bukurisë, ju mund t'i riktheni shkëlqimin lëkurës duke përdorur si hidratues një nga përbërësit e mëposhtëm natyralë.

1. Qumështi
Qumështi është një burim i shkëlqyeshëm vitaminash e mineralesh që kontribuojnë në shëndetin e lëkurës. Ka vetitë anti-inflamatore që mund të ndihmojnë në zbutjen e lëkurës së thatë . Mjafton të aplikoni me ndihmën e një pambuku qumësht në fytyrë dhe ta lini për 5 minuta. Do të ishte edhe më mirë nëse ju do të lyenit fytyrën me ajkën e qumështit

2.Mjaltë
Jo vetëm që pastron lëkurën nga bakteret, por komponentët e mjaltit ndihmojnë në riparimin e lëkurës së dëmtuar. Aplikoni mjaltin e papërpunuar në zonën e thatë të lëkurës dhe lëreni për 10 minuta.

3. Avokado
Acidet yndyrore dhe vitaminat e gjetura në avokado mund të ushqejnë lëkurën tuaj. Vitamina A ndihmon në hidratimin e lëkurës, ndaj lexoni në këtë link disa receta me bazë avokado.

4. Kos
Kosi ka veti anti-inflamatore që hidratojnë lëkurën e thatë. Acidi laktik pastron lëkurën nga bakteret dhe mikrobet qe shkaktojnë tharjen e lëkurës.

5. Vaji i kokosit
Për shkak të acideve yndyrore, vaji kokosit ka veti rigjeneruese dhe hidratuese. Aplikojeni në mbrëmje para se të flini dhe në mëngjes do të shihni sa të butë do e keni lëkurën.

6. Aloe Vera
Përbërësit anti-fungale dhe antiseptike punojnë për të riparuar lëkurën e dëmtuar dhe xheli i trashë do të sigurojë një shtresë mbrojtjeje.

Article Logic
Execution time: 0.0039689540863037