INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 Këshilla për një lidhje të lumtur sipas çifteve që kanë kohë së bashku

6 Këshilla për një lidhje të lumtur sipas çifteve që kanë kohë së bashku

Publikuar më: 12:11 12-09-2016
Të mbash një lidhje me pasion dhe dashuri është e vështirë, sidomos nëse keni shumë kohë së bashku.
Ekspertët japin disa këshilla, si të jeni të dashuruar dhe mos t’ju kapë rutina në një lidhje:
 
1. Mbani gjallë dashurinë
Edhe pse keni shumë kohë së bashku, kjo gjë do ju ndihmojë të mos harroni gjërat e rëndësishme në çift. Eliminoni dramat e martesës dhe fokusohuni në dashurinë që keni të dy.
 
2. Vlerësoni kohën që keni kaluar
Të bëheni nostalgjikë, edhe ndihmon në një lidhje. Mos harroni të bëni pse jo, edhe gjërat që keni bërë dikur. Kjo gjë do thyejë monotoninë në çift.
 
3. Kushtojini rëndësi  intimitetit
Fakti që keni shumë kohë së bashku, nuk do të thotë se duhet të harroni marrëdhënien tuaj intime. Ajo e mabn një çift, edhe më shumë të bashkuar dhe ndjenjat shtohen.
 
4. Bëni gjëra të bukura
Mendoni sikur sapo jeni njohur, duke bërë gjëra sa më të bukura. Udhëtoni, shikoni vende të bukura duke bërë pse jo edhe ndonjë aventurë së bashku. Kjo gjë do e mbajë lidhjen në formën më të mirë.
 
5.  Mos u mundoni të ndryshoni partnerin
Ju keni shumë kohë së bashku, prandaj mos u stresoni. Merrei lehtë dhe shijoni lidhjen tuaj në mënyrën më të mirë.
 
6. Respektoni interesat individuale të secilit
Një çift duhet të respektohen interest personale. Nëse nuk ndodh kjo gjë, do lindin keqkuptime dhe do ju çojë drejt ndarjes.
 
Article Logic
Execution time: 0.0019810199737549