INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 Hapat që ndihmojnë të harroni ish-partnerin

6 Hapat që ndihmojnë të harroni ish-partnerin

Publikuar më: 14:46 13-05-2016
Pas ndarjes, shumica e kanë të vështirë të rimarrin veten.
Secili e përballon në mënyrën e tij, por ekspertët kanë dhënë  disa këshilla që duhet të ndiqni për të larguar trshtimin nga jeta juaj. Gjëja më kryesore është të mendoni anën pozitive të lidhjes që keni kaluar.
 
1. Udhëtoni sa më shumë
Ilaçi më i  mirë për të harruar ndarjen është të zbuloni vende të reja dhe të njihni njerëz të rinj. Në këtë mënyrë ju do hiqni mendjen nga eksperienca jo e mirë që sapo keni kaluar.
 
2. Ndryshoni pamjen e jashtme
Që të ndiheni mirë me veten tuaj, kushtojini rëndësi pamjes së jashtme. Bëni një ndryshim drastik, sepse do ju ndihmojë tëkeni më shumë besim te vetja juaj.
 
3. Mos krijoni një lidhje të re
Ju sapo keni dalë nga një lidhje, prandaj prisni derisa të krijoni të rradhës. Koha është ëshë ajo që shëron çdo gjë, prandaj mos u nxitoni. Ju nuk e keni mendjen të kthjellët për të menduar, se çfarë pëlqeni në të vërtet.
 
4. Prishni çdo kontakt me të
Edhe pse mund të jeni ndarë me mirëkuptim, sërish nuk duhet të mbani kontakte me njëri-tjetrin. Kjo do ju pengojë të mos njihni dikë të ri në jetën tuaj.
 
5. Mos bëni krahasime
Duke krahasuar dikë tjëtër me ish-partnerin tuaj, ju ende po mendoni për të. Shija e hidhur e ndarjes, po vazhdon t’ju mërzisë. Vlerësojeni personin tjetër për atë çfarë është!
 
 
Article Logic
Execution time: 0.00372314453125