INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 Ëndrrat e këqija që i shohim të gjithë. Ja shpjegimi!

6 Ëndrrat e këqija që i shohim të gjithë. Ja shpjegimi!

Publikuar më: 15:26 20-01-2016

Edhe pse jeta juaj e përditshme është e qetë dhe në përgjithësi nuk keni probleme të mëdha që mund të ndikojnë në humorin tuaj, ndodh që të shikoni ëndrra të këqija që rezultojnë në makthe.

Që nga momenti që ju duket sikur bini nga lartësi të mëdha e deri aty sa e ndjeni trupin të paralizuar, ka gjithmonë diçka që e pengon gjumin tuaj të jetë i qetë. Për këtë ne kemi renditur disa nga këto makthe me shpjegimin përkatës sipas analistit të ëndrrave, Lauri Quinn Loewenberg. Hidhini një sy renditjes më poshtë, mbase do e gjeni përgjigjen.


Ëndërroni sikur keni humbur
Ju ndodh që të jeni duke ëndërruar sikur nuk po gjeni rrugën e duhur dhe ndodheni në një vend të panjohur dhe nuk e keni idene si të dilni.

- Ëndrrat kanë tendencën të përdorin hapësira gjeografike për të shpjeguar se ku ndodhemi në jetën reale dhe se ku ndodhemi në mendjen tonë.Të jesh i përhumbur në një ëndërr është një shenjë pasigurie në jetën reale. Ëndrra juaj po iu vë në pah se ka ardhur koha të bëni një zgjedhje në jetën tuaj dhe ta lini mënjanë pasigurinë.


Ëndërroni sikur jeni duke rënë nga një lartësi

Kjo ndoshta është një nga ëndrrat që e kanë provuar të gjithë. Ai moment kur ju duket sikur bini nga shtrati, apo një ndërtesë shkakton ankth dhe të rrahura zemre. Çdo të thotë kjo?

-Ëndrra të tilla janë nga ato më të raportuarat. Të “biesh”në një ëndërr do të thotë se jeta reale po ju ul moralin. Kjo lidhet me ndonjë zhgënjim që mund të ketë ndohur kohët e fundit, ose pritshmëritë tuaja janë tepër të larta.
kjo gjithashtu, është një ëndërr që prek më shumë njërëzit që vuajnë nga depresioni. Zgjidhja më e mirë do të ishte të bëni sa më shumë gjëra të gëzueshme dhe të harroni për pak kohë problemet që ju shqetësojnë.


Ëndërroni sikur bërtisni me të madhe, por askush nuk ju dëgjon

Kjo ndoshta është një nga ëndrrat më të këqija që mund të keni përjetuar ndonjëherë.

-Shpjegimi është ky: ka diçka që nuk shkon në jetën reale, ndoshta po ngurroni të shprehni mendimet tuaja pasi keni frikë, apo askush nuk po ja u vë veshin. Ka ardhur koha të flisni me zë të lartë për veten tuaj. Mos hezitoni asnjë moment!


Ëndërroni sikur nuk lëvizni dot dhe jeni të paralizuar

Edhe kjo mund të cilësohet si një makth i vërtetë. Ideja se je duke bërtitur, por nuk nxjerr dot zë; përpjekjet për të lëvizur qoftë edhe një pjesë të trupit, por pa sukses.

- Për këtë Lauri shprehet se në jetën tuaj nuk po bëni veprimet e duhura. Secila nga gjymtyrët e trupit përfaqëson një veprim: kështu sytë kanë aftësinë për të perceptuar dhe kuptuar; duart kanë aftësinë të përballuar një situatë kurse këmbët kanë aftësinë të qëndroni drejt dhe të merrni situatën nën kontroll. Ka ardhur koha të veproni!


Ëndërroni sikur po ju ndjek dikush

Një ëndërr e tillë është gjithashtu shumë e zakonshme. Ideja se dikush qëndron si një hije pas jush dhe ju ndjek kudo duket rrënqethëse.

-Të shohësh një ëndër të tillë do të thohtë se këroni të shmangi dikë, por nuk dini se si. Nëse jeni një përson që I shmang bisedat dhe druhet të bëhët pjesë e debateve, atëhere kjo ëndërr është si një udhëzues që ka ardhur koha të përballeni me frikën tuaj. Në fund të fundit njerëzit janë thjesht njerez, nuk duhet t’iu bëjnë nervozë.

 

Ëndërroni sikur një i njohur ka humbur jetën

Sa tragjike mund të duket, Lauri na këshillon të qetësohemi.

-Të shohësh dikë në ëndërr që ka vdekur, qoftë ky një i afërt apo dikush që njihni, ky person simbolizon një pjesë tuajën ose ndryshe diçka që keni të përbashkët. Nëse nuk ju vjen nëpër mend se çfarë mund të keni të përbashkët, atëhere përpiquni të rikujtoni personin në ëndërr dhe bëjini vetes pyetjen: “A po ndyshon marëdhënia tuaj me këtë person?”. Funerali është një shenjë e mirë që tregon se po vendosni diçka në qtësi, për të vazhduar përpara.

Article Logic
Execution time: 0.0037219524383545