INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 arsye pse duhet të ndaheni nga i dashuri juaj

6 arsye pse duhet të ndaheni nga i dashuri juaj

Publikuar më: 11:28 27-04-2017

Ka lidhje që funksionojnë për inerci, histori që vazhdojnë për vite, çifte që qëndrojnë së bashku për njëmijë arsye, përveçse dashurisë.


Por cila është pika e moskthimit? Dhe si ta kuptojmë për të mos rënë në kurthin e varësisë? Ja disa motive për ti thënë stop një lidhjeje që po ju shkatërron.

Zënka të përditshme
Është një nder sinjalet e alarmit që tregojnë fundin e një lidhjeje sepse dashuria nuk toleron padrejtësi të vazhdueshme. Ushqehet me respekt, jeton me përkujdesje të vogla, ushqehet me përkëdhelje. Nëse zënkat bëjnë pjesë në jetën e përditshme lidhja komprometohet dhe dashuria edhe më shumë.

Indiferenca
Pamja tjetër e krizës në çift është indiferenca që zakonisht bën pjesë kur është shuar çdo formë ndarjeje. Historia shkon drejt një monotonie reciproke ku përshtatet më shumë arsye, fëmijë, nevoja ekonomike, thjesht frika nga ndryshimet.

Mungesa e planifikimit
Mungesa e planifikimit është patjetër një zile alarmi që duhet t’u bëj të reflektoni mbi lidhjen tuaj. Një çift i shëndetshëm planifikon të ardhmen se bashku edhe duke mbajtur hapësirat vetjake. Të përjashtosh tjetrin nga planet e tua është shenjë e diçkaje që nuk funksionon.

Dëshirë për të ndryshuar
Një dëshirë e shëndetshme për teë ndryshuar nuk është e lidhur domosdoshmërish me një sinjal negativ për një çift, vetëm në rast se behet fjalë për një arrati nga realiteti dhe nga partneri.

Mungesa e dëshirës për të dalë së bashku
Gjate fazës se dashurisë çiftet dalin me shpesh, shkëmbejnë përkëdhelje në publik, marrin pjesë me entuziazëm në jetën sociale. Është dashuria për ti bërë kaq të kënaqshëm, shoqëror dhe të frymëzuar. Por kur ndjenjat ftohen dhe zëvendësohen nga urrejtja apo indiferenca, dëshira për të ndarë çdo gjë bashkë transformohet në një detyrim.

Të urreni defektet e tij
As dashuria nuk toleron disa defekte por sigurisht ndihmon për t'i duruar. Në mungese të saj ndodh e kundërta, duke shkaktuar madje edhe urrejtje.

Article Logic
Execution time: 0.0038189888000488