INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
500 mijë tableta ekstazie kapen pranë kufirit me Serbinë

500 mijë tableta ekstazie kapen pranë kufirit me Serbinë

Publikuar më: 13:13 24-12-2018

Gjysmë milioni tableta ekstazie janë kapur pranë kufirit Serbi-Bullgari. E përditshmja truke “Daily Sabah” raporton se droga u konfiskua në një operacion të përbashkët midis policisë serbe, bullgare dhe turke, kur një person u arrestua gjithashtu. Ky është \"operacioni i parë anti-narkotik i kryer nga policia turke jashtë vendit,\" shkroi gazeta në faqen e saj. Artikulli citon raporte që thanë se policia \"e kreu operacionin në pasi mori inofrmacione secrete për një kamion të ngarkuar me pajisje shtëpiake që po vinte nga Hollanda drejt Turqisë\".