INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 tipat e meshkujve me të cilët nuk duhet të martoheni

5 tipat e meshkujve me të cilët nuk duhet të martoheni

Publikuar më: 12:14 25-05-2017

As mos ju shkojë nëpër mend.

Zgjedhja e personit me të cilin do të kaloni jetën është një nga vendimet më të rëndësishme. Me disa njerëz mund të kaloni mirë, por ndoshta ata nuk janë të duhurit për t’u martuar.

 

1. Me një mashkull i cili ka vende të preferuara baret ose club-et.
Mund të ketë qenë argëtuese kur ishit 20 vjeç, por me kalimin e moshës nuk duhet të jetë më. Nëse nuk ka ndryshuar mënyrën e jetesës, atëherë ai nuk është rritur. Ndoshta ky lloj mashkulli do të preferonte më shumë një natë me miqtë sesa një natë me ju. Martohuni me një njeri të qëndrueshëm, një njeri që do të rritet me ju.

2. Me dikë që ju premton një marrëdhënie serioze thjesht për t’ju mbajtur rreth vetes.
Ai jua ka premtuar për vite të tëra megjithatë martesa nuk po ndodh. Martohuni me mashkullin që vërtet ka qëllime afatgjata me ju.

3. Me atë që nuk ju kushton kohë.
Nëse e shihni se partneri nuk ju mbështet kur e keni të dashur, ai nuk do ta bëjë këtë as kur ta keni bashkëshort. Martohuni me mashkullin që u jep rëndësi ndjenjave tuaja dhe nuk lejon njeri t’ju bëjë të ndiheni keq.

4. Me një mashkull i cili është më i këndshëm me të tjerët sesa me ju.
Keni një list me 100 vajza që ju e dini që duan të bëjnë seks me të (siç thotë ai), por nuk e dini nëse ai mendon se jeni e bukur. Ai nuk i ka problem komplimentet dhe të qenit i këndshëm me të tjerët, por me ju po. Martohuni me mashkullin që ju bën të ndiheni mirë sepse çdo femër ka nevojë të dëgjojë komplimenta.

5. Me dikë që e ka frikë angazhimin.
Është e tmerrshme ideja që duhet të martoheni me një mashkull i cili thotë se nuk e do martesën. Nuk u takon juve të ndryshoni këtë person. Martohuni me atë që nuk ka dyshime se do të jetë me ju përgjithmonë.

Article Logic
Execution time: 0.0033679008483887