INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Shenja që dallojnë një partner egoist

5 Shenja që dallojnë një partner egoist

Publikuar më: 11:53 14-06-2016
Secili prej jush është egoist në mënyrën e vet, por kur bëhët fjalë për një lidhje duhet të kini kujdes.
Ekspertët sugjerojnë se duhet të tregoheni të vëmendshëm për  të kuptuar,  nëse partneri juaj është shumë egoist, pra i fiksuar pas vetes së tij. Ja disa shenja që tregojnë se keni të bëni me një të tillë:
 
1. Asnjëherë nuk e pranojnë fajin
Për ndonjë gjë që nuk shkon ashtu si duhet, ky person nuk e pranon fajin asnjëherë. Gjithmonë gjen dikë për të fajësuar dhe kjo tregon se vërtet mendon se është i pagabueshëm.
 
2. Dëshirojnë të dominojnë në bisedë
Ky person harron që në bisedë është edhe dikush tjetër. Ky person flet vetëm për veten e tij dhe çdo gjë e sjell rreth vetes.
 
3. Mendojnë se janë shumë tërheqës
Gjatë gjithë kohës, ky person mendon se është shumë tërheqës dhe pamja e jashtme e tij gjithmonë është shumë e mirë. Nëse shpreh komplimente për veten e tij, atëherë kjo tregon se vërtet është egoist.
 
4. Nuk pranojnë kritikat
Gjatë jetës në fusha të ndryshme, gjithësecili prej jush merr kritika të ndryshme. Disa prej tyre i pranoni, disa të tjera jo. Këta persona nuk i pranojnë asnjëherë kritikat dhe qëndrojnë vetëm me atë çfarë ata mendojnë.
 
5. Nuk ju lejojnë të veproni
Këta persona, dëshirojnë të bëjnë gjëra të ndryshme për veten e tyre, por kur vjen puna te partneri ata nuk mendojnë njësoj. Ata pëlqejnë të bëjnë aktivitete që të kënaqin veten e tyre, por të tjerëve nuk jua lejojnë këtë gjë.
 
Article Logic
Execution time: 0.0040898323059082