INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 sekretet që duhet të dini për të patur sukses në takimin e parë!

5 sekretet që duhet të dini për të patur sukses në takimin e parë!

Publikuar më: 15:39 03-04-2020

Takimet e para mund të jenë shumë stresuese. Në disa raste mund të nervozohemi aq shumë sa të dalim nga vetja dhe të bëjmë veprime të pakontrolluara. Për vajzat, takimi i parë veç emocioneve dhe pritshmërive, shoqërohet edhe me një listë këshillash mbi atë çka duhet bërë para, që takimi i parë të shkojë vaj.

Ne mblodhëm këshillat, që kanë dhënë disa vajza në vetë të parë, sa i përket takimeve të para romantike dhe po i sjellim këtu për ju. Shpresojmë të kaloni bukur në takim.

Filloje bisedën para se ta takosh

Shko më herët në vendin e takimit dhe përpiqu të fillosh një bisedë përmes mesazheve. Zgjidh vendin ku do të ulesh me mençuri, duhet të ndjehesh rehat, ulu dhe dërgo një mesazh për t’i bërë të ditur personit tjetër që po e pret. Përpiqu të komentosh diçka, a të flasësh për ndonjë temë interesante. Kështu , kur të vijë personi me të cilin keni takimin do të vazhdoni bisedën interesante dhe nuk do të flisni për gjëra klishe të tipit: ” Po si i ke nga shtëpia”

Hidh një parfum me aromë të veçantë

Gjithmonë merrni me vete parfumin. Një nga shqisat më të stërvitura është nuhatja, kështu që duhet të keni një aromë që të mbahet mend.

Shko te kafeneja e lagjes

Mbase mund të duket pak e çuditshme në lexim të parë, pasi mund të mos doni të ekspozoheni shumë, por mendoni pak. Kjo bar kafe është një vend ku ndjeheni rehat, kamerieri dhe banakieri iu njohin, kështu që do t’ju trajtojnë më mirë se në vendet e tjera. Mund ta shfrytëzoni këtë mundësi edhe për t’i bërë përshtypje personit që po takoni.

Ha diçka edhe kur nuk të hahet

Duhet të hash diçka patjetër. E dimë që je nervoze dhe nuk të hahet, ose mendon, se nuk të hahet, por duhet të hash diçka patjetër. E para, ti nuk e di nëse do të hash gjatë takimit, e dyta nëse pi alkool do të mund ta përballosh më mirë me stomakun plot, sidomos nëse i kthen gotat shpejt e shpejt.

Një shoqe duhet t’iu marrë në telefon gjatë takimit

Kjo bëhet për çështje sigurie. Sa herë dilni me dikë për herë të parë dikush duhet ta dijë ku jeni. Nga ana tjetër, vajzat vdesin që të ndajnë eksperiencat me mikeshat e tyre, kështu që do të ndjeheni më të qeta duke e ditur se dikush është aty për ju.

Article Logic
Execution time: 0.0035231113433838