INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 qytetet më romantike në botë për të kaluar festat e fundvitit me partnerin tuaj. Nxitoni të planifikoni! [FOTO]

5 qytetet më romantike në botë për të kaluar festat e fundvitit me partnerin tuaj. Nxitoni të planifikoni! [FOTO]

Publikuar më: 15:29 11-12-2018
Kur bëhet fjala për të kaluar festat e fundvitit, sidomos për ju që jeni çift, në mendje të shkon vendi se ku do shkoni. Për ata që i duan udhëtimet, sipas intv.al ja një listë me qytetet më romantike në botë për të shkuar:
1. SYDNEY, AUSTRALI
Do të keni një pamje të bukur dhe mbresëlënëse të fishekzjarreve të Sidneit. Atmosfera festive ndihet kudo.
 
Sydney-Fireworks-Wallpapers.jpg
 
2. DUBAI, Emiratet e Bashkuara Arabe
Shfaqja e fishekzjarreve të Vitit të Ri që rrethon Dubain në  ndërtesën e famshme, Burj Khalifa kurrë nuk zhgënjen. Nëse po kërkoni një pikë të mrekullueshme për të parë fishekzjarret, duhet të shkoni në Dubai. Ju mund të kënaqni me ndërtesat  luksoze, të rrethuar nga pamje spektakolare të horizontit të Dubait.
 
3.jpg
 
3. New York, USA
“Times Square” në New York City është vendi për të qenë në prag të Vitit të Ri. Sfera gjigande  fillon rënien e ngadaltë të tij në pikën e një minutë përpara se të fillojë 1 janari.  Do ndiheni të lumtur nga atmosfera festive!
 
amerrr.jpg
4. Edinburg, Skoci
Në fund të çdo viti, Edinburgu është versioni skocez i Vitit të Ri. Fishekzjarre, muzikë live e shumë alkool. Për çiftet që kërkojnë një përzierje të argëtimit dhe romancës, Edinburgh është një zgjedhje e mirë. 
 
edinburg.jpg
 
5. Paris, Francë
Parisi, qyteti i dashurisë! Për një mbrëmje me të vërtetë të paharrueshme, pranë kullës Eiffel ose të kaloni një udhëtim me varkë poshtë lumit Seine. Ka shumë gjëra për të bërë në Paris gjatë Vitit të Ri dhe kaq shumë tradita lokale për të përjetuar, që ju dhe partneri juaj me të vërtetë të argëtoheni pafund.
 
parisi.jpg
 
 
Burimi: The culture trip
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0037989616394043