INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 plazhet më të bukura në Shqipëri që nuk duhet t’i lini pa vizituar [FOTO]

5 plazhet më të bukura në Shqipëri që nuk duhet t’i lini pa vizituar [FOTO]

Publikuar më: 14:40 26-07-2017

Mos kemi harruar të preferuarin tuaj në këtë listë?

Shqipëria padyshim që është një vend me një rivjerë fantastike dhe të shumëllojshme. Jugu i vendit tonë dallon vecanërisht për pejsazhet fantastike dhe plazhet e kulluara dhe me rërë kuruese .Në në IN TV.al  kemi listuar 5 plazhet më të bukura ne vend , ndjese nëse kemi harruar te preferuarin tuaj pa përmendur, më poshtë do të shikoni 5 plazhet më të bukura dhe më të vizituara nga turistët.

5. Rana e Hedhun (Shëngjin/Lezhë)

Bregdeti i Shëngjinit është mundësia më e mirë për pushime verore. Ata që kërkojnë me tepër, zhvendosen më në veri tek rana e hedhun. Kurore e gjelber, ujë i kristalte, rërë kurative dhe pushimet kanë nisur.

Rana_e_Hedhun.jpg

 

4. Plazhi i Palasë

Ky plazh ndodhet shumë pranë deltës së lumit që mban emrin e fshatit, por që në pjesën më të madhe të vitit është krejt i thatë. Mjedisi bregdetar masiv prej mijra kilometrash katrorë, shtrihet në të dy krahët e deltës së derdhjes në det të lumit të Palasës, që zbret nga kreshtat e maleve, shumë pranë Çikës. Zhavorri i imët, bregu shkëmbor dhe i thyer, krijojnë një peizazh të rrallë, që pothuajse nuk e ndesh askund në të gjithë bregdetin shqiptar.

plazhi-i-palases-himare.jpg

 

3. Plazhi i Livadhit (Himarë)

Livadhi është i njohur për plazhin e tij të famshëm me ujëra të kaltra dhe shkëmbinj të lartë. Plazhi i Livadhit ka një shtrirje rreth 1.2 kilometra dhe gjerësi 100 metra, me rërë të të pastër dhe të mineralizuar. Vitet e fundit është kthyer në një pikë turistike ku janë ndërtuar shumë banesa dhe mjedise turistike.

livadhi_albania.jpg

 

2. Plazhi i Pemës së Thatë(Sarandë)

Plazhi i Pemës së Thatë ndodhet afër Ksamilit dhe përballë ishullit të Korfuzit (rreth gjysmë milje larg). Plazhi nuk dallon për nga madhësia por për ujin e pasër , të qetë dhe jo shumë të thellë, ideal për fëmijët. Plazhi Pema e Thate është një plazh me rërë të imët dhe ideali për pushimet e familjarve.

plazhi_i_pemes_se_thate.jpg

 

1. Kanioni dhe Plazhi i Gjipesë (Në mes të Dhërmiut dhe Jalës)

Gjiri i Gjipesë është një nga gjiret më të virgjëra të Riviërës dhe dallohet për rërën e imët dhe të pastër. Arrihet përmës detit dhe rrugës së ndërtuar vonë përmës Shën Theodhorit. Ndodhet në mes te fshatrave Vuno dhe Ilias. Ka gjatesi 4 km dhe lartësi maksimale 70m. Kanioni fillon në ujvaren Petasma, 75m e lartë dhe përfundon në Gjirin dhe plazhin e mrekullueshëm të Gjipese.

Plazhi_i_Gjipese_1.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037901401519775