INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 muajshe shtatzënë, Kylie Jenner tregon  barkun dhe zbulon  gjininë e fëmijës [FOTO]

5 muajshe shtatzënë, Kylie Jenner tregon barkun dhe zbulon gjininë e fëmijës [FOTO]

Publikuar më: 14:42 26-09-2017

Klani Kardashian gjithnjë ka qenë në qendër të vëmëndjes, por këtë herë është e vogla e familjes kryefjala e vëmëndjes.

Kylie Jenner  është 5 muajshe shtatzënë dhe ndërkohë që të gjithë (përfshirë edhe vetë reperin) mendonin se babai i fëmijës është Tyga, bukurosha 20 vjeçare suprizon teksa zbulon atësinë e fëmijës. Babai i fëmijës është Travis Scott i cili bashkë me Kylien do të bëhen prindër për herë të parë.

Kylie më në fund ka postuar një foto teksa ka zbuluar cepin e barkut megjithatë është treguar e kujdesshme që të mos zbulojë më shumë. Gjithashtu ylli i reality show-t ka zbuluar se është në pritje të një vajze. Përveçse lajm surprizues, rastësi e bukur është edhe fakti që Kylie do të bëhet mama përnjëherë me motrën e saj Kim pasi edhe nëna surrogate që kjo e fundit ka zgjedhur të mbajë në bark fëmijën e saj të tretë , është shtatzënë.

gjhgju.png

Article Logic
Execution time: 0.0034818649291992