INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 mite mbi biseksualët të cilat nuk janë aspak të vërteta!

5 mite mbi biseksualët të cilat nuk janë aspak të vërteta!

Publikuar më: 13:59 07-06-2017

Duket shprehja që mund të përkufizojë më mirë biseksualët është: “seksualiteti është kaq "dreqin" i çuditshëm”.

Të paktën kjo është ajo që thotë një i tillë, ndërkohë që përpiqet të shpjegojë se janë krijuar shumë mite mbi biseksualitetin të cilat nuk janë të vërteta. Ndërkohë që seksualiteti në vetvete mund të jetë një rrjet ndjenjash i çuditshëm që vështirësisht mund të përkufizohen, ja çfarë nuk qëndron aspak mbi biseksualitetin:

1. Biseksualiteti nuk ekziston
Ky duket se është miti më i papranueshëm nga të gjithë, veçanërisht pasi ka rastë që e vërtetojnë të kundërtën. Biseksualët pretendojnë se në kundërshtim nga ajo që mendojnë pjesa më e madhe e njerëzve në botë, biseksualiteti është diçka e vërtetë.

2. Biseksualët përfundojnë duke u bërë homoseksualë
Po, ka raste të shumta kur dikush që identifikohet si homoseksual mund të jetë vetëdeklaruar fillimisht si biseksual. Megjtihëse seksualiteti është një proces kompleks vetëzbulimi, diçka e tillë nuk mund të mohohet, por nuk është e vërtetë në të gjitha rastet. Kjo pasi ka raste të shumtë biseksualësh të “vazhdueshëm”.

3. Biseksualët janë “gjysëm homo” dhe “gjysëm hetero”
Biseksualët nuk janë gjysëm asgjë kur vjen puna tek biseksualiteti. Ata duket se vetëkonsiderohen 100% biseksualë, dhe nuk e marrin aspak mirë këtë linjë të menduari. Në 100% të kohës duket se ndjejnë tërheqje si nga femrat, ashtu edhe nga meshkujt. Pra, nuk e ndajnë kohën dhe as seksualitetin.

4. Biseksualët janë gjithmonë të interesuar për treshe
Nuk ka mënyrë të butë për ta shpjeguar se sa e gabuar është kjo ide. Por le ta dinë të gjithë, biseksualët nuk janë domosdoshmërisht gjithmonë të interesuar në treshe. Varet nga personi në veçanti, por nuk është një kriter i domosdoshëm për të qenë biseksual.

5. Biseksualët duhet të jenë të interesuar në mënyrë të barabartë si për femrat ashtu edhe meshkujt
Biseksualiteti përfshin vetëm tërheqje seksuale ndaj të dyja gjinive. Nuk dikton cilën gjini del tipikisht një biseksual ose cilës gjini i jep prioritet. Mund t’i pëlqejë cilado gjini më shumë,ashtu siç mund t’i pëlqejnë të dyja njësoj. Sërish varet nga personi. 

Article Logic
Execution time: 0.0035719871520996