INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Mënyra për të shmangur zënkat me partnerin

5 Mënyra për të shmangur zënkat me partnerin

Publikuar më: 12:00 23-05-2016
Në një lidhje të kesh konflikte me partnerin është diçka normale.
Për të qëndruar në harmoni të plotë më personin e zemrës, duhet të ndiqni disa këshilla të ekspertëve.
 
1. Mos e filloni fjalinë me “ti”
Nëse nisni të sqaroni diçka me partnerin duke ju drejtuar me “ti”, ka shumë mundësi që ju po fajësoni atë. Këshillohet ta nisni fjalinë me “unë”.
 
2. Kushtojini rëndësi mendimit të partnerit 
Mënyra si e mendon partneri zgjidhjen e një keqkuptimi  mes jush ka shumë rëndësi. Pyeteni si dëshiron ta zgjidhë një problem, pasi në këtë mënyrë po e vlerësoni.
 
3. Prekeni për të lehtësuar tensionin
Gjatë një bisede, prekini duart e partnerit, pasi kjo do ndihmojë t’i përcillni më shumë besim. Ky veprim do ndihmojë në uljen e tensionit dhe zgjidhjen më të lehtë të konfliktit.
 
4. Bëni një shaka
Për të shmangur një zënkë me partnerin duhet të bëni ndonjë shaka. Duke bërë këtë gjë do e qetësoni situatën dhe mundësia për t’u konfliktuar është më e paktë.
 
5. Mos nxirrni përfundime të nxituara
Një nga gjërat që duhet të bëni është të prisni, përpara se të nxirrni përfundime të nxituara. Nëse ju nisni një bisedë me një përfundim tuajin, bëni mirë të përgatiteni  për konflikt.
 
Article Logic
Execution time: 0.0035431385040283