INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 mars: MC Kresha dhe Genci i Etno Engjujt nderojnë heronjtë Adem dhe Hamëz Jashari

5 mars: MC Kresha dhe Genci i Etno Engjujt nderojnë heronjtë Adem dhe Hamëz Jashari

Publikuar më: 16:08 05-03-2016

Dita historike në luftën e UKÇ-së për çlirimin e Kosovës nuk ka kaluar pa u vënë re nga dy artista të njohur, me origjinë nga këto troje, reperët MC Kresha dhe Genc Prelvukaj i grupit Etno Engjujt.

Kjo datë është një ditë e dhimbshme pasi përkon me fundin e familjes Jashari. Më 5 mars 1998 filloi sulmi në i ushtrisë serbe në fshatin Prekaz në lagjen e Jasharëve. Sulm gjatë të cilit u vranë pjesëtarët e familjes Jashari, me në krye komandantin legjendar Adem Jashari, i cili refuzoi të dorëzohej. Mc Kresha krahas logos së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka vënë dhe mbishkrimin “Lavdi t'gjithë dëshmorve t'ranë për Liri” ndërsa Genci, në mënyrë prekësë dhe shumë të ndjerë, ka shkruar se “pati fatin të jetonte në kohën e burrave më të mëdhenj që njerëzimi ka nxjerrë ndonjëherë, në kohë e Adem dhe Hamze Jasharit”. Ndërsa shton se familja Jashari ra heroikisht për të ndryshuar fatet e Kosovës, ai shpreh nderimin e tij. Ndërkohë nuk mungon as komenti i Aurela Gaçes, e cila ndërsa shpreh respektin e saj, bashkohet me çfarë ka shkruar reperi i Etno Engjujt.

Article Logic
Execution time: 0.0022859573364258