INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 gjëra që mund të bëni për të ndihmuar Aleppo-n

5 gjëra që mund të bëni për të ndihmuar Aleppo-n

Publikuar më: 17:36 15-12-2016

Përgjatë 24 orëve të fundit, Aleppo ka qenë e përfshirë nga lufta e hidhur në qytet.

Për këtë rast, organizatat e ndihmës kanë ribërë edhe njëherë lutjen e dëshpëruar për të rivendosur një armëpushim në mënyrë që të evakuojnë rreth 50.000 – 100.000 persona të cilët rrezikojnë të përfundojnë në ferrin që ka përfshirë qytetin.  

Një marrëveshje paqeje e nënshkruar për armëpushim, hyri në fuqi të martën mbrëma por u kthye të mërkurën në mëngjes pasi u pretendua se ishte shkelur  nga të dyja palët.

Sulmet tashmë kanë shkaktuar shumë  persona të vdekur  dhe një qytet të shkatërruar ndaj këta njerëz kanë nevojë për ndihmë.

Presidenti, Bashar al-Assad kërkon të marrë kontrollin e plotë të vendit në këtë mënyrë,  e cila po rezulton të jetë shkatërruese.

Dhe për  të ndihmuar në dhënien fund të kësaj gjakderdhje shkaktuar nga kriza e madhe në Siri, ju mund të bëni këto 5 gjëra:

 

1. T’iu bashkoheni demonstratave në vendin ku jetoni

Në Londër protestuesit janë takuar në Downing Street jashtë ambasadës siriane të martën e 13 dhjetorit si dhe vente të tjera janë planifikuar të bëhen në Liverpool dhe Manchester .

Përdorni hashtagun #StandWithAleppo për të gjetur demonstratën në vendin tuaj. Dhe nëse nuk ka një të tillë, do të ishte mirë ta organizonit.

 

2.Telefononi dhe dërgojuni e-mail  qeveritarëve të vendit tuaj

Le ta dijë edhe qeveria juaj se ju e dënoni dhunën. Bëni një peticion për ndihmë  i cili nis për gjendjen shumë të vështirë në të cilën ndodhet Aleppo si dhe për qytete të tjera të Sirisë ku mbizotëron uria. I pyet ata nëse mund të marrin masa të tilla si sanksione apo pasoja diplomatike për qeveritë siriane dhe ruse.

Kujtojmë që BE-ja ka marrë në diskutim sanksione kundër Rusisë dhe veprimeve të saj mbi Aleppo.

 

3.Dhuroni  përpjekjet tuaj për  ndihmë

Qeveria Siriane ka bllokuar adresat e ndihmës së OKB-së për të hyrë në Aleppo që kur u vendosën barrikadat e rrethimit në korrik. Një listë e OJQ-ve të besueshme vendore dhe ndërkombëtare që punojnë në terren në Siri, mund të gjenden këtu.

 

4. Nëse jeni një grup njerëzish aktiv, dhuroni kohën tuaj në mënyrë vullnetare

Mjekët profesionistë kanë ndihmuar dhe shpëtuar jetë të panumërta duke ndihmuar edhe mjekët dhe infermierët e Aleppo-s të cilëve iu kanë dhënë këshilla me skype.

Lidhuni me bazën e Sams në SHBA , një organizatë mjekësore bamirëse e cila vepron nëpër të gjithë Sirinë, që të shihni se si mund të bëheni pjesë e saj.

Nëse flisni arabisht dhe mund të ofroni shërbimin e përkthimit në organizatat humanitare, kontaktoni degën tuaj lokale.

 

5. Mbështesni ardhjet e refugjatëve

Zhvendosja e refugjatëve në Britaninë e Madhe është bërë mbi baza vullnetare. Tregojini shoqatës suaj të qeverisjes vendore nëse jeni të gatshëm të kujdeseni për një fëmijë të pashoqëruar refugjatësh dhe se familjet e tyre janë të mirëpritura në zonën tuaj.  

Article Logic
Execution time: 0.0039331912994385