INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 dhimbjet e kokës që nuk duhet t’i injoroni

5 dhimbjet e kokës që nuk duhet t’i injoroni

Publikuar më: 11:25 13-04-2017

Secili prej nesh duhet të përpiqet për të qëndruar i shëndetshëm dhe kapja në kohë e problemeve shëndetësore është çelësi.

Këtu janë llojet e dhimbjes së kokës që nuk duhet t’i injoroni asnjëherë:

Dhimbje e koncentruar në njërin sy: është zakonisht shenjë se mund të keni bllokim ose ënjtje të arteries që furnizon trurin me gjak. Pasojat janë të vjella dhe marramendje.

Si vetëtima: nëse ndjeni dhimbje të mprehtë në kokë, papritur, sigurisht që nuk është shenjë e mirë. Kjo mund të tregojë se do të ketë gjakderdhje në tru. Kjo dhimbje ndodh papritur dhe minutat e para janë kritike!

Dhimbje koke me vizion të paqartë: nëse dhimbja e kokës, shoqërohet me humbjen e orientimit, kjo është shenjë serioze që ju të mund të kërcënoheni nga një goditje në tru.

Dhimbje koke pas stërvitjes: kjo lloj dhimbje koke, që ndodh pas aktivitetit fizik, tregon mundësinë e një tumori ose aneurizëm (bllokim i arterieve)

Dhimbje koke që gjatë 24 orëve përkeqësohet në mënyrë drastike: dhimbja e kokës që nuk ndalet brenda 24 orëve, por përkeqësohet, mund të tregojë mundësi të larta për t’u prekur nga një goditje. Menjëherë te mjeku!

Article Logic
Execution time: 0.0035960674285889