INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 çiftet e famshme shqiptare ku femrat janë më të mëdha në moshë [FOTO]

5 çiftet e famshme shqiptare ku femrat janë më të mëdha në moshë [FOTO]

Publikuar më: 16:06 12-05-2017

Këto janë shembujt më të mirë që tregojnë se diferenca në moshë nuk ndikon aspak në jetëgjatësinë dhe lumturinë e një çifti.

Më parë kjo ishte nja tabu, madje edhe kur ndodhte që të bëhej një martesë ku femra ishte më e madhe se burri, mbahej e fshehur ose thonin që ishin moshatarë. Ama sot kjo shihet me sy krejt tjetër. Sot merr më shumë kuptim ajo shprehja: Dashuria nuk njeh moshë!

Diferenca e madhe në moshë mes presidentit  të Francës Emmanuel  Macron me gruan e tij Brigitte (kjo e fundit 24 vite më e madhe), është përfolur shumë së fundmi. Madje Brigitte ka qenë edhe mësuesja e tij. Dhe duke marrë shkas nga rasti i tyre, po sjellim edhe çiftet shqiptare ku femra është më e madhe se mashkulli si shembuj mjaft pozitivë të një martese apo lidhjeje të lumtur.

 

Skerdi dhe Aurela Gaçe                

Edhe pse nuk e kanë bërë kurrë publike, Skerdi dhe Aurela njiheshin prej vitesh. Këngëtarja e prezantonte atë që sot e ka bashkëshort, thjesht si menaxherin e saj.

Thuhet se Skerdi është rreth gjashtë vite më e i vogël se Aurela edhe pse ajo vetë pranon diferencën vetëm prej dy vitesh. Megjithatë kjo pak rëndësi ka pasi ata të dy vazhdojnë të jenë lumturisht bashkë dhe gëzojnë frytet e dashurisë së tyre, dy vajzat.

e69662c9e8e57386f7fc826f13fd24a4.jpg

aurela1.png

Gerta Heta dhe Matko

E njohur si prezantuese në radio dhe televizion, këngëtare, kryeredaktore dhe autore programesh, Gerta Heta nuk ngurron të tregojë rreth historisë së dashurisë së saj me Matkon. Një dashuri që i trokiti atëherë kur nuk e priste, rezultoi të ishte ajo e duhura edhe pse pesë vite më e madhe se partneri. Por kjo nuk ndryshon asgjë në dashurinë e tyre, madje rritet çdo ditë bashkë me “dy dashuritë e tjera të tyre”, vazjat.  Në raste si ky, mosha është thjesht një numër, i cili nuk i duhet fare dashurisë që ata përjetojnë.

18402581_1566322430067259_5081911800848905823_n.jpg

18402595_1566322393400596_1487282590889523313_n.jpg

 

Ami dhe Ermali

Ata janë të dy në një msohë pasi kanë lidnur që të dy në të njëjtin vit dhe madje edhe në të nëjtin muaj, mars. Por diferenca  mes tyre është çështje ditësh, 11 ditë më e madhe Ami se Ermali.Martesa e moderatores me aktorin e humorit ka rezultuar të jetë një sukses i vërtetë, madje edhe një shembull i çifit të lumtur të cilët përpos angazhimeve të shumta, e ruajnë harmoninë mes tyre. Madje ndonjëherë mund t’i ngatërrojmë si motër e vëlla pasi kanë marrë hijen e njëri-tjetrit.

Sot ata gëzojnë një dashuri të shëndoshë bashkë me djalin e tyre, Joelin.

18380753_1886804734867381_6305955736576851968_n.jpg

Çiljeta dhe Alban Hoxha

Çiljeta dhe Alban Hoxha janë çifti më i ri në showbiz. Edhe pse shoqëroheshin bashkë, ata heshtnin për ta thënë me zë të lartë dashurinë e tyre. Por më në fund iu dorëzuan ndjenjave dhe këngëtarja seksi bashkë me protierin e Partizanit e pranuan se ishin në një lidhje. Lidhje kjo që nuk ndikohet aspak nga diferenca e tyre në moshë duke qenë se Çili (32 vjeç)  është tre vite më madhe se Albani (29 vjeç).

 alban-cili.jpg

Silva Gunbardhi dhe Dafi

Edhe pse kënëgtarja Silva Gunbardhi  është disa vite më e madhe se partneri i saj, Dafi, kjo nuk ka ndikuar aspak që ata të dy të kenë një marrëdhënie të shëndetshme madje edhe të bëhen prindër të një djali.

silva.jpg

Soni dhe Klevi

Vetëm pak kohë më parë  këngëtarja e famshme ka nisur një histori dashurie me djaloshin disa vite më të ri, i cili quhet Klevi dhe është një biznesmen nga Tirana. Ai është shpirti i saj binjak. Gjithmonë pranë, në paskuintat e një koncerti apo festivali, në biznesin e tyre të përbashkët,  apo duke shijuar një gotë me miqtë në lokalet e natës në Tiranë.

 Soni-Malaj-2-550x381.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036599636077881