INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 arsye pse meshkujt ia mbathin nga femrat

5 arsye pse meshkujt ia mbathin nga femrat

Publikuar më: 12:12 17-04-2018

Shumë femra mund ta kenë përjetuar ndjesinë e hidhur kur ai ka gjetur justifikimin e parë për t’u larguar. Disa herë ndodh që djemtë ikin nga frika e një angazhimi serioz, nga idea e martesës, bashkëjetesa apo përgjegjësitë. Por cila është arsyeja e vërtetë që ikin?

Serioziteti i frikëson

Meshkujt që largohen nga përgjegjësitë janë më të shpeshtët. Historia e tyre më e gjatë zgjat deri në disa muaj dhe gjithmonë e ndajnë kohën mes sportit, punës dhe mamave të tyre. Ata i frikësohen fjalës ‘marrëdhënie’ dhe quhen pa frikë ‘playboy’ të përhershëm të cilët preferojnë të lidhen me vajza më të vogla se vetja. Zakonisht lidhjet e tyre përshkruhen më së miri me frikën ndaj të ndenjurit vetëm.

Eros mbi arsyen

Në vend të punës këta lloj meshkujsh preferojnë një aperitiv, disa puthje e përqafime të shkëmbyera në ulësen e pasme të makinës dhe pastaj ia mbathin. Këtu gjëja negative është se për ta sfera intime ka rëndësi mbi arsyen.

Nuk e njohin përgjegjësinë

Bëhet fjalë për ata meshkuj të cilët po të presin gishtin e vogël, do të donin të vraponin direkt drejt urgjencës. Ata asnjëherë nuk dinë si të japin llogari për veten e tyre. Për këto lloj djemsh, të rrinë me një femër do të thotë që ajo të kujdeset për të përgatitur darkën, t’iu bëjë atyre shoqëri, të menaxhojnë faturat dhe t’iu ofrojë intimitet të mirë.

Ju e telefononi atë vetëm se doni emocione

Keni dëgjuar një mashkull t’iu thotë: "Më vjen keq, por jam i paaftë të bie në dashuri?". Këta lloje meshkujsh pëlqejnë emocionet e momentit dhe nuk mund të jenë të dashur për një moment. Është tipi i mashkullit që kërkon të jetë një shoqëri e mirë edhe qoftë me një zemër të dërguar në mesazh.

E ka parë dikush?

Janë tipi i meshkujve që thonë se po dalin për një shëtitje por zhduken. Ka shumë të ngjarë që ai ka dalë në kërkim të një aventure të re që i ofron emocione të reja, qoftë edhe në seks.  Këta janë meshkujt tipikë që humbin ‘kokat’ e tyre apo edhe zemrat për një femër tjetër.

Çfarë duhet të bëni në këto raste? Të pyesni veten nëse ia vlen që të qëndroni në këtë marrëdhënie dhe të arrini të nuhasni nëse do të zgjasë.

Article Logic
Execution time: 0.0038530826568604