Ka nga ata personazhe publikë, si aktorë, këngëtarë etj., që kanë periudha shkëlqimi, ku fitojnë zemrat e publikut qoftë me një rol apo me një këngë dhe vështirë të harrohen. Por për disa nga këta personazhe ka patur edhe periudha më vonë që janë ‘zhdukur’ dhe nuk i kemi parë më në skenë. Ne na vjen keq që nuk kanë ditur që talentin dhe famën e tyre ta mbajnë gjallë gjatë gjithë kohës. Po rendisim disa aktorë që na kanë kënaqur dhe jemi argëtuar shumë me ta dhe rolet e tyre, por pastaj u zhdukën.
1. Jennifer Grey
Aktorja e filmit ikonik “Dirty Dancing”e cila mbahet mend edhe për kërcimet e saj legjendare në film që daton që në vitin 1987. Por pas këtij roli, fatkeqësisht nuk e kemi parë më.
2. Mary-Kate dhe Ashley Olsen
I mbani mend binjaket e famshme? 20 vjet më parë, e gjithë bota i adhuronte ato në filmin “It Takes Two”. Filmi i tyre i fundit ishte ‘New York Minute’ në vitin 2004, por që pas atij viti karriera e tyre që duhej se do të ishte shumë e ndritur u mbyll shumë shpejt.
3. Macaulay Culkin
Kush nuk e mban mend dhe nuk e adhuron Kevin? Pavarësisht çdo periudhe apo moshe filmat e tij vazhdojnë të shihen edhe sot e kësaj dite. Edhe pse ne gjithmonë kemi imazhin e një fëmije të lumtur, jeta e tij nuk ka qenë shumë e lehtë dhe është përballur me shumë probleme. 2 motrat e tij vdiqën dhe ai ra në depresion, ku u bë dhe shumë i varur nga alkooli dhe drogërat. Tani ai punon si DJ duke performuar ndonjëherë në filma. Gjithashtu ai ka grupin e tij “The Pizza Underground”,
4. Wesley Snipes
Wesley Snipes është i famshëm për rolin e tij në filmin “Blade”, i cili pas këtij interpretimi u zhduk nga skena e kinematografisë. Në vitin 1990 ai filloi që të fshihte të ardhurat e tij dhe është dënuar me 3 vite heqje lirie.
5. Jake Lloyd
Që fëmijë ai u bë i famshëm për rolin e tij në episodin e parë të serialit “Star Wars”, por ai është shprehur se e urrente rolin e tij dhe se si jeta e tij mori rrjedhë. “Shokët e mi të klasës më vendosnin të gjithë në qendër të vëmendjes dhe imitonin në klasë rolin tij dhe jeta ime u kthye në ferr. Gjithashtu duhej të jepja edhe 60 interivista në ditë”, është shprehur vetë aktori. Më pas ai filloi të kishte problem mendore dhe problem me policinë.













28 Nov 2025 





