INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
44 të plagosur! Rritet ndjeshëm numri i të lënduarve nga tërmeti që tronditi vendin [FOTO]

44 të plagosur! Rritet ndjeshëm numri i të lënduarve nga tërmeti që tronditi vendin [FOTO]

Publikuar më: 18:12 21-09-2019

Është rritur bilanci i të lënduarëve nga lëkundjet e forta të njëpasnjëshme të dy tërmeteve që u ndjenë në një pjesë të konsiderueshme të vendit.

Shërbimet e emergjencës kanë njoftuar se pas lëkundjeve të njëpasnjëshme të dy tërmetëve, kanë marrë thirrje për ndihmë nga personat e lënduar.

Paraprakisht, raportohet të janë plagosur në total rreth 44 persona.

Pak më herët, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Mjedisit dhe Ujit (IGJEUM) ka dhënë një njoftim lidhur me dy tërmetet e fuqishme që u ndjenë në mbarë vendin rreth gjysmë ore më parë.

Sipas IGJEUM-it, tërmeti me magnitude 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë, i lokalizuar 30 km në veri të qytetit të Durrësit, është më i forti i shënuar në vend në harkun e 20-30 vjetëve të fundit.

Deri më tani, sipas raportimeve paraprake, në qytetet Sarandë, Himare, Lezhë dhe Dibër, nuk ka patur dëme. /Lapsi.al

hsrthr.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037069320678711