INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
40 milionë euro investim për turizmin në Shqipëri

40 milionë euro investim për turizmin në Shqipëri

Publikuar më: 17:51 12-04-2018

40 milionë euro do të investohen për zhvillimin e turizmit në Shqipëri nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bashkimi Europian. Kryetarja e Delegacionit të BE, në Tiranë, Romana Vlahutin bëri të ditur se në fazën e parë pilot do të investohen 20 milionë euro. Vlahutin u shpreh se për zhvillimin e turizmit nuk mjaftojnë vetëm çmimet e ulëta por investimi në ato ato gjëra që rajoni nuk i ofron. Përfaqësuesja e BE renditi disa pika ku po ndërhyhet duke theksuar si të rëndësishme mbështetjen financiare të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në këtë sektor. I pranishëm në aktivitet ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi u ndal te projekti për zhvillimin e turizmit, i cili do të bëj të mundur punësimin e 1 mijë të rinjve në të gjithë vendin. Ky projekt fdo të shtrihet në katër pika kryesore në: Tiranë, alpe, marina e bregdetit Adriatik dhe në jug. Ministri Klosi u bëri apel qytetarëve ti bashkohen fushatës së pastrimit që do të zhvillohet në datat 16- 22 prill.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036318302154541