INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 vite pas ndarjes, Gigi Hadid dhe ylli BOTËROR përballen publikisht! [FOTO]

4 vite pas ndarjes, Gigi Hadid dhe ylli BOTËROR përballen publikisht! [FOTO]

Publikuar më: 19:32 22-06-2019

Gigi Hadid dhe Joe Jonas kohë më parë kanë qenë një nga çiftet më të diskutuara të showbiz-it dhe së fundmi dy ish-partnerët janë përballur publikisht me njëri-tjetrin. Mbrëmjen e djeshme Gigi ka parakaluar në “Paris Fashion Week” dhe aty ka qenë i pranishëm edhe Joe. Këngëtari ishte i ulur në rreshtin e parë në sfilatën e “Berluti Menswear Fashion Show”, ku Hadid parakaloi me një kostum të gjerë në ngjyrë të kaltër.

Megjithatë situata mes dy ish-partnerëve nuk u duk aspak e sikletshme, sepse të ata kanë qenë bashkë vetëm për disa muaj gjatë vitit 2015-të. Për më tepër Joe është prej vitesh i dashuruar me Sophie Turner dhe këtë verë ai do të martohet me të. Pavarësisht se dyshja e njohur u martuan zyrtarisht në 1 maj, këto muaj ata do të organizojnë një dasmë të madhe me miqtë dhe të afërmit e tyre në Francë.

joe-e1561227265329.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038988590240479