INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 veshjet që duhet të zhdukni nga garderoba menjëherë

4 veshjet që duhet të zhdukni nga garderoba menjëherë

Publikuar më: 13:39 04-01-2016
E vërteta është se këtë vit nuk ju duhen më shumë rroba, ju duhen thjesht ato më të mirat!
A ju ndodh ndonjëhërë të shihni garderobën tuaj plot e përplot me rroba dhe të mos dini ç’të vishni? Në këto moment të vështira, zgjidhja e vetme duket se ju duhet të blini të reja, porn ë fakt ajo është gjëja e fundit që duhet të bëni.
Ajo çfarë realisht ju nevojitet është një spatrim i menjëhershëm i gjithë rroba që nuk ju nevojiten më duke nisur nga:
 
Rrobat e klonuara
 
 
Të brendshmet dhe T-shirtet nuk ka shumë rëndësi si janë, por nëse shihni 5 fustane me të njëjtin print lulesh, kjo do të thotë ka ardhur koha të hiqni qafe të paktën tre prej tyre. Përzgjidhni vetëm ato që realisht janë më të veçanta dhe e ndjeni se do i rezistojnë kohës.
 
 
Rrobat e "virgjëra"
 
 
Të gjitha ato rroba që i keni veshur vetëm njëherë ose asnjëherë, por kanë vite që ndodhen në dollap, ka ardhur koha t’i grumbulloni diku dhe t’i flakni tutje. Mos u mendoni dy herë!
 
 
Rrobat e së shkuarës
 
 
Të gjitha ato rroba që njëherë e një kohë I keni veshur gati përditë, por që tani nuk i shihni dot me sy, ka ardhur koha të bëni gjënë e duhur. Ne ju këshillojmë t’i jepni për bamirësi.
 
 
Rrobat e luftës
 
 
Rrobat me njolla, të grisura apo të çara quajini sit ë doni, të cilat nuk e dini shumë mirë që nuk kanë kthim mbrapsht, bëni mirë t’i limitoni. Do na falenderoni.
 
Tashmë që garderoba juaj duket shumë më ndryshe se në fillim ju këshillojmë të mos krijoni panik. Keni bërë gjënë e duhur! Do ju duhen të paktën dy ditë për të marrë veten, por do ndiheni të çliruar nga stresi dhe do e kuptoni vërtet çfarë ju nevojitet të vishni. 
 
Article Logic
Execution time: 0.0036880970001221