INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 sugjerime si të gjeni dashurinë dhe të njihni njerëz të rinj

4 sugjerime si të gjeni dashurinë dhe të njihni njerëz të rinj

Publikuar më: 12:47 14-03-2018
Pothuajse kudo që shkoni, do të takoni njerëz të rinj për të biseduar me ta.
Nuk duhet ndonjë kualifikim për të hyrë në bisedë me dikë që nuk e njihni, apo edhe të gjeni dashurinë që aq shumë po e kërkoni. Sipas intv.al, ekspertët ju kanë sugjeruar disa gjëra që do t’ju ndihmojnë të njihni njerëz të rinj dhe të gjeni dashurinë:
1. Mësoni si të bisedoni 
Fillimi më i thjeshtë është një buzëqeshje dhe emri juaj. Ju mund të komentoni mbi gjërat që po shikoni të dy. Ajo që thoni nuk ka rëndësi, ju thjesht do thyeni akullin. Më pas se çfarë ndodhë nuk është më problem, sepse personi tjetër ose do afrohet më shumë me ju, ose do largohet. Rëndësi ka që ju tentuat!
2. Hiqeni presionin
Edhe nëse mendoni se personi i panjohur është shumë i bukur për të biseduar me ju, sërish mos i fusni vetes suaj shumë presion. Mos u shqetësoni se si ta zgjasni bisedën. Nëse vërtetë  është i interesuar për ju, ai do t’ju gjejë. Kur filloni një bisedë me një të huaj, ju jeni duke i bërë atij një favor të madh, sepse asnjëherë nuk i dihet. Më mirë të pendoheni për diçka që e keni bërë, sesa për diçka që do donit ta bënit, por nuk e realizuat dot.
3. Dilni nga zona juaj e rehatisë
Asgjë e re apo interesante nuk mund të ndodhë  në zonën tuaj të rehatisë. Mark Twain, shkrimtari amerikan i shekullit të nëntëmbëdhjetë ka thënë: "Pse të mos dalësh nga zona e rehatisë?! Atje është fruti më i ëmbël”. Me fjalë të tjera, do të shpërbleheni për këtë rrezik. Sipas intv.al jeta juaj do  jetë më shumë produktive. 
4. Analizoni  përfitimet
Ju do ndiheni më rehat në një mjedis me njerëz të rinj dhe do socializoheni më shumë. Një nga gjërat më të rëndësishme është se ju do keni mundësinë për të rritur mundësitë për të gjetur dashurinë. Gjithashtu, praktikoni dhe përmirësoni aftësitë tuaja flirtuese.
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438