INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 seri të reja të Harry Potter po vijnë! Kështu shprehet autorja e famshme J.K.Rowling.

4 seri të reja të Harry Potter po vijnë! Kështu shprehet autorja e famshme J.K.Rowling.

Publikuar më: 13:31 26-09-2018

Autorja e famshme e Harry Poter J.K.Rowling thotë se 4 seri të reja të Harry Poter janë duke ardhur, në një intervistë që ajo ka dhënë së fundmi.

J.K. Rowling është autorja e famshme që tashmë e ka bekuar botën me seritë e librave “Harry Potter ”, por ajo nuk ka ndërmend të ndalojë këtu dhe padyshim nuk ka plan ta bëjë as në një të ardhme të afërt.

Gjatë kohëve të fundit ajo ka punuar fort për të vënë në jetë personazhet e filmit më të ri “Fantastic Beast”, i cili tani po vazhdon me serinë e dytë në kinematë e të gjithë botës. Ta quash atë një fenomen në letërsi është një nënvlerësim duke marrë parasysh edhe deklaratën e fundit që ajo ka bërë:

“Jam e sigurtë për 4 librat e mi të ardhshëm që do shkruaj. E vetmja frikë që kam është se mos vdes para se t’i hedh të gjitha në letër."- tha ajo gjatë një interviste në Today Show

Lexuesit nga e gjithë bota janë ende të mahnitur dhe vazhdojnë të lexojnë librat klasikë të Harry Potter-it dhe libri nuk ka në plan të dali shpejt nga qarkullimi, pasi ka ngelur si në një nga librat më të dashur me fantazi për fëmijë. Çdo gjë tjetër që J.K.Rowling na sjell mbas thesarit që ka lënë, duket si një bonus për ne. Ajo vazhdon dhe i entuziazmon akoma më shumë fansat me fjalët që thotë dhe ne mezi po presim të shohim në letër seritë e reja të Harry Potter.

J-K-Rowling-teases-Fantastic-Beasts-2-on-Today.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038008689880371