INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 DEKORIME FONDANTI ME MODELUES LULESH

4 DEKORIME FONDANTI ME MODELUES LULESH

Publikuar më: 18:26 28-04-2018

Tani që keni bërë tortën ose biskotat, ju duhet vetëm diçka e veçantë dhe e bukur mbi të për ta bërë mbresëlënëse. Fondanti është opsioni i përsosur! Mund të ngjyroset dhe të formohet lehtë në çdo formë që mund të imagjinoni.
E kuptoj që puna me fondant mund të duket pak e frikshme. Është e vështirë të shihet se si një masë e fortë fondanti mund të transformohet në një flutur delikate ose një trëndafil të bukur. Por mos u shqetësoni, merrni frymë thellë dhe më lejoni t'ju them një sekret. Gjithçka që ju nevojitet është pak durim dhe disa mjete të thjeshta, të cilat më shumë gjasë i keni në shtëpinë tuaj. Nëse keni fëmijë, jeni me fat! Lodrat e tyre të vogla bëjnë mjete të përsosura për këtë punë!
Sot do t'ju tregoj se si të krijoni 4 dekorime të ndryshme duke përdorur vetëm një modelues të thjeshtë lulesh. Modeluesi im është i vogël, por nëse gjeni një masë më të madhe, do jetë edhe më mirë. Nëse ju pëlqejnë krijimet me fondant, hidhini një sy faqes time në Facebook dhe Instagram: @sweetartsbyjen

# 1 LULEDELJA
1. Punojeni fondantin me duar për ta zbutur
2. Shtypeni në një formë disku dhe hollojeni me okllai në trashësinë e dëshiruar
3. Prisni format
4. Merrni pjesë të vogla të fondantit dhe bëjini si topa të vegjël me anë të gishtave për të krijuar mesin e luleve
5. Nëse dëshironi të krijoni disa vrima të vogla, përdorni një krujtëse dhëmbësh, e cila është një mjet i përsosur
6. Vendosni pak ujë në mesin e luleve me një furçë ose gisht dhe vendoseni mbi lulet e prera

(Përdorni pak ujë mbi fondant nëse doni ta ngjisni diku. Nëse fondanti është shumë i lagësht përdorni pak niseshte ose sheqer pluhur)

# 2 YLLI
Ndiqni hapat 1-3
4. Shtypni të pesë petalet për të krijuar cepat e yllit

# 3 FLUTURA
Ndiqni hapat 1-3
4. Me një thikë, presni një V për të hequr një nga petalet
5. Bëni një vijë në mesin e fluturës dhe shtoni vrima. Kthejini pak majat e krahëve nëse dëshironi
6. Palosini krahët në këndin 90 gradë

# 4 TRËNDAFILI
Ndiqni hapat 1-4 (prisni 2 ose më shumë lule për çdo trëndafil)
5. Krijoni një formë pikë loti duke e shtypur dhe rrotulluar me majat e gishtave
6. Shtypeni dhe hollojeni secilën prej petaleve të luleve me majat e gishtave.
Vendoseni lotin në mesin e formave të luleve
8. Mbështillni një petal rreth lotit, lëreni një petal pa prekur dhe mbështillni tjetrin e kështu me radhë.
Vendoseni gonxhen e sapobërë në qendër të formës së dytë të luleve
10. Ngrini petalet një nga një dhe shtypni gjysmën e poshtme të çdo petali kundrejt gonxhes që të ngjiten bashkë
11. Jepini pak formë çdo petali në mënyrë që ato të jenë të hapura mirë dhe t’i ngjasojnë petaleve të trëndafilit
12. Nëse dëshironi të bëni një trëndafil më të madh, përsërisni hapat 9-11

Falenderojmë Jennifer McGliney për shkrimin e publikuar në intv.al.

6b43206f-e8ce-4e5f-adb4-a877ff30b697.jpg

0f774f17-2f32-456b-b588-1aa35527357e.jpg

3daaba77-d501-4b05-9922-889308bb98fb.jpg

fb4195fb-27e6-437f-958e-9044eaebc3c5.jpg

d33d1705-be8f-4499-b181-fdbdc8d6cdb8.jpg

85c8f903-16b9-4cab-8a33-0370a8959cde.jpg

82a121f4-ec56-4ea2-a42b-bee13a549b28.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0032918453216553