INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
39-vjeçari me ngjyrë vret 3 të bardhë në Kaliforni

39-vjeçari me ngjyrë vret 3 të bardhë në Kaliforni

Publikuar më: 10:02 19-04-2017

Tre meshkuj të bardhë mbetën të vrarë e një tjetër u plagos nga një person me ngjyrë, i cili hapi papritur zjarr mbi ata në Fresno të Kalifornisë. Policia mendon se bëhet fjalë për një sulm me sfond racist.

Kori Ali Muhamed qëlloi 16 herë në më pak se 2 minuta, por edhe pse bërtiste në arabisht “Zoti është i madh”, kur efektivët i vunë prangat, autoritetet e sigurisë janë thuajse të bindur se gjenden përballë një sulmi nga urrejtja dhe jo një akti terrorist.

39-vjeçari ishte shpallur në kërkim për vrasjen e rojes së sigurisë së një moteli në të njëjtin qytet javën e kaluar. Mesazhet e tij në mediat sociale kanë qenë të mbushura me urrejtje për të bardhët dhe për politikat qeveritare. Njëri prej viktimave u qëllua ndërsa qëndronte i ulur në makinën e vet.

Qëllimi i agresorit, sipas krerëve të policisë, ishte të vriste sa më shumë njerëz që të mundej. Ngjarja me shumë gjasë do të rindezë debatet e ashpra mbi kontrollin e armëve në Shtetet e Bashkuara, ku nga dhuna e tyre, në mbarë vendin, vriten çdo vit mbi 30 000 vetë.

Article Logic
Execution time: 0.003371000289917