INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
37-vjeçari i kërkon ndihmë policisë. 'Më rreh ish bashkëshortja'

37-vjeçari i kërkon ndihmë policisë. 'Më rreh ish bashkëshortja'

Publikuar më: 17:48 02-08-2018

Një 37 vjeçar nga Tirana ka kërkuar ndihmë pasi dhunohej nga ish-bashkëshortja.

Sipas policisë, shtetasi me inicialet L.T ka kërkuar urdhër mbrojtje, pasi dhunohej nga shtetësja 34 vjeçare E.K, e cila ishte dhe ish-bashkëshortja e tij.

Sakaq, materialet i kanë kaluar Gjykatës së Tiranës “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 01.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasin L. T., vjeç 37, banues në Tiranë, pasi ish bashkëshortja, shtetasja E. K., vjeç 34, me ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.

Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”

Marr nga Newsbomb.al

Article Logic
Execution time: 0.0036699771881104