INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
33 vjetori i debutimit në NBA. Shikoni kush është legjenda e basketbollit…[FOTO]

33 vjetori i debutimit në NBA. Shikoni kush është legjenda e basketbollit…[FOTO]

Publikuar më: 08:35 27-10-2017

Padyshim që është një nga më të mirët.

Pikërisht në 26 tetor të vitit 1984 do ishte hera e parë që legjenda shkelte parketin e një skuadre të NBA-së.

Ajo ishte ndeshja e parë e Michael Jordan me fanellën e Chicago Bulls, e nuk mund të shkonte ndryshe veçse me fitoren e “demave” ndaj Ëashington Bullets, asokohe, sot Washington Wizards.

Rezultati i asaj përballjeje ishte 109-93, në të cilën talenti Jordan shënoi 16 pikë, kapi 6 topa në tabelë, e dha edhe 7 asiste.

 E nëse ky duket si një debutim i mbarë, duhet të theksohet se Jordan në atë kohë përballej me një betejë të vështirë.

Shënuesit më të mirë për “demat” atë mbrëmje ishin Orlando Woolridge dhe Quintin Dailey, me të dy këta që zor se i pasonin një top Jordanit.

 Por “Bullets” ishin paralajmëruar më herët, sa i përket përzgjedhjes së Jordanit, një “rookie” që vinte nga një triumf medaljeje të artë në Lojërat Olimpike, shkruan Top Channel.

Vetëm pak javë më vonë, Jordan do të regjistronte edhe rekordin e parë: 33 pikë në debutimin e tij në “Madison Square Garden”, kundër New York Knicks. Trashëgimia e tij, sigurisht që nisi rrugëtimin për t’u gdhendur në gur.

Në vitin 1984, Jordan nuk ishte ai fenomen ndërkombëtar, status që do ta fitonte në të ardhmen.

sfjsrtjtr.jpg

srthsrtjtr.jpg

gfnsdfnzsdfg.jpg

sfghsrthstrh.jpg

serherhaerh.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036120414733887