INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
3 mënyra si të jeni më produktivë për vitin e ri

3 mënyra si të jeni më produktivë për vitin e ri

Publikuar më: 12:25 19-12-2016

Të gjithë e dimë si është të kesh një mal me punë për të mbaruar dhe aspak kohë.

Madje shpeshherë na duket sikur kjo listë e gjatë me detyra nuk ka për të përfunduar dhe e gjejmë veten të shpërqëndruar nga gjëra të panevojshme. Megjithatë viti i ri është pranë dhe siç ndodh gjithmonë, me nisjen e një viti të ri kërkojmë më të mirën nga vetja. Për këtë ne të IN kemi disa këshilla për ju që do ju vijnë në ndihmë për të qënë sa më produktivë.

Fokusohuni vetëm në një punë të vetme.
Eshtë e kuptueshme që në kohët e sotme ka shumë faktorë që ndikojnë tek ne dhe na vjedhin vëmendjen. Mëgjithatë, sa më shumë ta ngarkoni veten, aq më shumë do shpërqëndroheni dhe nuk do të mbaroni asgjë në kohë.

Niseni ditën me një rutinë energjike
A e dini se duhen të paktën 30 ditë që diçka e vazhdueshme të kthehet në zakon? Nga momenti që zgjoheni, provoni të nisni ditën me një ushtrim fizik. Jo vetëm që bën mirë për trupin, por do ju japë një energji përgjatë ditës, të vlefshme për trurin që ta menaxhojë kohën në mënyrë produktive.

Shtojni ditës tuaj “periudha ripërtëritjeje”
Studimet kanë treguar se truri jonë është i aftë të fokusohet vetëm për dy orë para se të nisë përsëri të njëjtin proçes. Kështuqë pushimi gjatë ditës është i nevojshëm. Pasi mbaroni diçka, bëni një shëtitje, degjoni muzikë osebëni diçka që ju pëlqen. Jemi të sigurt se do mbaroni punë shumë herë më shpejt se sa e kishit menduar.

Article Logic
Execution time: 0.0040969848632812