INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
28 Marsi risjell në vëmendje Tragjedinë e Otrantos

28 Marsi risjell në vëmendje Tragjedinë e Otrantos

Publikuar më: 13:10 28-03-2016


Dita e sotme risjell në vëmendje 28 marsin famëkeq të vitin 1997, ditë kur ndodhi tragjedia e Otrantos. 84 persona, mes tyre gra e fëmijë të nisur nga Vlora drejt Italisë, në mënyrën më tragjike përfunduan në thellësitë e ujërave të kanalit të Otrantos duke lënë pas një tragjedi, dhimbja e të cilës le plagë që zor se mund të shërohen nga faktori kohë. Që nga ajo ditë, çdo 28 mars, kujtohet nga familjarët e viktimave. Edhe sot është përkujtuar 19- vjetori i asaj dite të tmerrshme ku 84 shqiptarë u mbytën. Familjarët thonë se nuk do të ndalen derisa fajtorët të janë përpara përgjegjësisë. “Pavarësisht se gjyqi për dëmshpërblim vazhdon ne kërkojmë që fajtorët ne kërkojmë që fajtorët të gjykohen deri në Hagë. Qëllimi jonë është të çohet fajtori para drejtësisë, por kërkojmë edhe dëmshpërbimin”, tha një familjare.

Article Logic
Execution time: 0.0036401748657227