INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trejsi Sejdini rrëfen prapaskenat e 'Miss Universe'! E paska ngacmuar YLLI BOTËROR! Ja ç'ndodhi! [VIDEO]

Trejsi Sejdini rrëfen prapaskenat e 'Miss Universe'! E paska ngacmuar YLLI BOTËROR! Ja ç'ndodhi! [VIDEO]

Publikuar më: 21:05 14-01-2019

Është mbajtur në Bangkok, Tajlandë edicioni i radhës i konkursit të bukurisë “Miss Universe 2018”, ku 94 bukuroshe nga e gjithë bota garuan për kurorën e më të bukurës së Universit. Fatlumja ishte përfaqësuesja e Filipineve e cila arriti të mposhtë 93 vendet e tjera.

Catriona Gray u shpall si më e bukura për garën e vitit 2018. Shqipëria përfaqësohej nga bukuroshja Trejsi Sejdini, e cila pavarësisht se në votimet online ishte një ndër emrat favorite, në rezultatet finale arriti të kualifikohej në Top 30, në vendin e 26-të. Gjithashtu fitoi edhe një çmim nga ky kompeticion, ajo fitoi çmimin "Kostumi më i mirë kombëtar", ku Missi shqiptar u shfaq e veshur me fustan të kuq dhe të zi si ngjyrat e flamurit.

miss-universe-2018-national-costumes-1.jpg

Mirëpo së fundmi Trejsi ishte e ftuar në emisionin Fun Day me moderatore Fatma Methasani në IN Tv ka treguar për disa nga prapaskenat të cilat ne nuk i kemi ditur. Ndërkohë që Trejsi po komentonte videot që shfaqeshin në ekran, Fatma i tregoi dhe një foto ku shihet Trejsi bashkë me yllin botëror, NE-YO, i cili ishte i ftuari special i natës finale.

Fatma i tregoi se NE-YO ka qenë këngëtari i saj i preferuar, njëjtë si Fatma edhe për Trejsin ka qenë i preferuari i saj, ai dhe Justin Bieber. Por ajo që na surprizoi ishte se ishte NE-YO ai që shkoi te ajo dhe po i fliste, por nuk mund të shkonte më tepër pasi NE-YO është i martuar dhe me fëmije. Po nëse ishte beqar? A do kishte një "one night stand" mes tyre? E zbuloni në videon më poshtë në minutën 50:00./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0037739276885986