INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
20 vjetori i Epopesë së UÇK-së, kryeministri Haradinaj homazhe te varri i Adem Jasharit

20 vjetori i Epopesë së UÇK-së, kryeministri Haradinaj homazhe te varri i Adem Jasharit

Publikuar më: 11:50 06-03-2018

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka kryer homazhe te varri i heroit Adem Jashari dhe familjes Jashari në Prekaz. Homazhet u realizan në nder të 20 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Mediat kosovare raportojnë se në ditën e dytë të shënimit të “Epopesë së UÇK-së”, do të bëhen homazhe pranë varreve të dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e atdheut.

Homazhe do të kryejnë shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, veteranë, zyrtarë shtetëror, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë, raporton EO.

Përmes një postimi në facebook kryeministri Haradinaj ka postuar momente nga ceremonia përkujtimore.

“Në shënim të Epopesë së UÇK-së, homazhe në vendin ku u ngrit në piedestalin e amshimit familja heroike Jashari. Prekazi, njëzet vjet më parë, u bë ag i lirisë së Kosovës. Sakrifica kulmore e familjes Jashari do të ndriçojë shekujt tonë.

Lavdi të përjetësuarve të kombit!”, shkruan Ramush Haradinaj në postimin e tij në facebook.

sd_w45.jpg

dfb_er.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036869049072266