INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
2 vite pas sherrit, ja çfarë thotë Robert Berisha sot për Tunën [FOTO]

2 vite pas sherrit, ja çfarë thotë Robert Berisha sot për Tunën [FOTO]

Publikuar më: 17:27 05-02-2020

Atëhere kur mendojmë që Robert Berisha dhe Tuna nuk e kanë ndërmend të bëjnë deklarata ndaj njëri-tjetrit publikisht, ndodh krejt e kundërta. Jo për ndonjë gjë, por Roberti pyetet shpesh herë lidhur me këtë temë dhe ai nuk heziton të përgjigjet për Tunën.

Shkaku nuk u mor vesh asnjëherë, megjithatë dyshja dha deklarata fyese kundrejt njëri-tjetrit.

Roberti tregoi se nuk e njeh aspak Tunën si nusen e vëllait të tij dhe se nuk do të shkojë në asnjë festë ku të jetë e pranishme edhe këngëtarja.

Situata degradoi dhe duket se edhe pas 2 vitesh ata nuk i kanë rregulluar marrëdhëniet e tyre.

Ditën e sotme, Roberti i ftuar në emisionin “Wake Up”, u pyet për Tunën dhe dha një përgjigje shumë të ftohtë.

“Më jep mendimin tënd me një fjali për Tunën”, e pyeti Ori.

“Emër i njohur”, u përgjigj Roberti duke u treguar i rezervuar në fjalët e tij.

robert.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036220550537109