INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
2 raste me coronavirus në Shqipëri, ndërpriten fluturimet dhe lundrimet me Italinë!

2 raste me coronavirus në Shqipëri, ndërpriten fluturimet dhe lundrimet me Italinë!

Publikuar më: 12:33 09-03-2020

Pas 2 rasteve të konfirmuara me coronavirus në Shqipëri, Autoriteti i Aviacionit Civil ka dalë me një njoftim të rëndësishëm. Si pasojë e gjendjes alarmante, një urdhër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ka pezulluar pa afat të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” me 10 aeroporte të Italisë. Bëhet fjalë për aeroportet e Malpensës, Bergamos, Bolonjës, Firences, Xhenovës, Peruxhes, Pises, Riminit, Veronës dhe Venezias.

Njoftim i rëndësishëm në lidhje me COVID-19 dhe fluturimet për/nga Shqipëria dhe Italisë.

Në vijim të situatës së krijuar në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, masave të marra nga qeveria italiane për vendosjen e karantinës në veri të Italisë, si dhe masave parandaluese të përhapjes së virusit në vendin tonë, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndalohen të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe:

• Aeroporti Milano Malpensa (MXP)

• Aeroporti Milano Bergamo (BGY)

• Aeroporti Bologna (BLQ)

• Aeroporti Firenze (FLR) •

Aeroporti Genoa (GOA)

• Aeroporti Perugia (PEG)

• Aeroporti Pisa (PSA)

• Aeroporti Rimini (RMI)

• Aeroporti Venezia (VCE)

• Aeroporti Verona (VRN)

Autoriteti Aviacionit Civil ka lëshuar menjëherë udhëzimin drejtuar Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe ofruesit të shërbimit të lundrimit ajror “Albcontrol” për nxjerrjen e njoftimeve të nevojshme për zbatimin e këtij kufizimi të fluturimeve për/nga aeroportet e lartpërmendura, deri në një njoftim të dytë.

Pas anulimit pa afat të të gjitha fluturimeve nga Rinasi për në Itali dhe anasjelltas, janë anuluar edhe lundrimet për në shtetn fqinj. Minstrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka firmosur një urdhër sipas të cilit ndalohen të gjitha lëvizjet me mjetet e transportit detar nga të gjitha portet drejt Italisë së veriut, deri në një urdhër të dytë. Bëhet fjalë për linjat Durrës-Ankona- Durrës dhe Durrës-Trieste-Durrës.

Article Logic
Execution time: 0.0040578842163086