INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
14 mënyrat si t'i vini kapakun një ndarjeje

14 mënyrat si t'i vini kapakun një ndarjeje

Publikuar më: 12:25 14-06-2017

Ka ardhur koha për një fillim të ri!

1-Bllokojeni ose hiqeni nga lista e shokëve në Facebook apo rrjetet e tjera sociale. Postimet e tij që shfaqen në celularin tuaj nuk do t’ju bëjnë ta harroni.

2-Mos sugjeroni menjëherë për të qëndruar shokë pas ndarjes, nëse ai e bën këtë, i thoni që keni nevojë ta mendoni.

3-Nëse ndjeni një impuls për tu dehur e vetme në shtëpi, në vend të kësaj telefononi shoqet tuaja.

4-Nëse keni ndërmend t’i dërgoni një mesazh ndërkohë që jeni e dehur, paralajmëroni shoqet tuaja që t’jua marrin atë para se të bëni këtë lëvizje të gabuar.

5-Filloni një rutinë me ushtrime disi të lodhshme për tonifikim. Një ide do të ishte boksi.

6-Kaloni shumë kohë jashtë shtëpisë.

7-Flirtoni me ndonjë djalë të bukur që është ulur përballë jush.

8-Nëse filloni të dilni me dikë tjetër, merrini gjërat ngadalë.

9-Lejojeni veten të derdhni lot atëherë kur keni nevojë.

10-Nëse merrni një ftesë për të shkuar në një festë të shokut të tij të ngushtë, futuni në shtëpi vendosni një maskë për fytyrën dhe shikoni serialin tuaj të preferuar. Mos dilni nga shtëpia!

11-Mos u përpiqni të riktheni atë. Përpiquni të riktheni veten tuaj.

12-Shkruajini atij letra se si ju është thyer zemra, por mos i dërgoni kurrë ato.

13-Mos postoni detaje të ndjenjave tuaja në rrjetet sociale.

14-Mbi të gjitha, mos fajësoni veten tuaj asnjëherë!

Article Logic
Execution time: 0.0039889812469482