INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
13 viktima dhe 782 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

13 viktima dhe 782 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

Publikuar më: 17:33 03-12-2020

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2.256 testime prej të cilave kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 782 qytetarë.

 

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
315 raste në Tiranë, 46 raste në Sarandë, 32 raste në Fier, Kavajë, Vlorë,
31 raste në Berat, 30 raste në Durrës dhe Lushnje, 28 raste në Shkodër,
23 raste në Elbasan, 22 raste në Lezhë, 21 raste në Kolonjë,
18 raste në Pogradec, 16 raste në Kuçovë, 15 raste në Kurbin,
10 raste në Krujë, 9 raste në Has dhe Përmet, 8 raste në Malësi e Madhe,
7 raste në Kukës, Mirditë, Mallakastër, Gramsh, 6 raste në Mat,
5 raste në Korçë dhe Delvinë, 4 raste në Peqin dhe Skrapar,
1 rast në Librazhd, Gjirokastër, Bulqizë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Vlora, 2 nga Berati, 2 nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci dhe 1 qytetar nga Korça.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 480 pacientë, 33 në terapi intensive, 14 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 572 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 20.484 që nga fillimi i epidemisë.

Article Logic
Execution time: 0.0028460025787354