INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
12 vite pavarësi, Dua Lipa jep këtë mesazh për Kosovën dhe Shqipërinë: 'Ka vetëm një atdhe, të tjerat janë ...' [FOTO]

12 vite pavarësi, Dua Lipa jep këtë mesazh për Kosovën dhe Shqipërinë: 'Ka vetëm një atdhe, të tjerat janë ...' [FOTO]

Publikuar më: 21:31 17-02-2020

Këngëtarja e njohur Dua Lipa nuk mund të mos e uronte vendlindjen e saj Kosovën me rastin e 12 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

“12 vjet pavarësi, një komb një flamur”, kështu ka shkruar Dua ndërsa ka publikuar 2 foto në të cilat shfaqet flamuri i Kosovës dhe Shqipërisë së bashku, për të dhënë mesazhin se të dyja vendet do të jenë gjithmonë një.

“Ka vetëm një atdhe… të tjerat janë nuanca. Kosovë gëzuar 12-vjetorin e pavarësisë”, shkruhet në foton ku flamuri është ngjyrë ari dhe me sfond blu.

Këngëtarja e ka treguar patriotizmit vazhdimisht në format më të bukura. Për t'u theksuar është fakti që ajo gjithmonë gjendet pranë Kosovës dhe Shqipërisë në raste të gëzueshme por edhe kur kanë nevojë, siç ishte tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

99.jpg

990.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609