INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
12 orë në arrati, vrasësi i Selenicës ‘sfidonte’ në FB: O Edi Rama a më gjen dot ku jam [FOTO]

12 orë në arrati, vrasësi i Selenicës ‘sfidonte’ në FB: O Edi Rama a më gjen dot ku jam [FOTO]

Publikuar më: 12:11 11-08-2018

Ndërsa forca të shumta të policisë ishin në kërkim të 24-vjeçarit Ritvan Zykaj i cili pasditen e djeshme vrau 8 familjarët e tij, ky i fundit i sfidonte autoritetet duke kthyer përgjigje komenteve në rrjetin social facebook.

Komentuesit i shkruajnë se dënimi me vdekje është pak për të.

Por Zykaj ka gati përgjigjen me një fjalor banal.

"Çmë keni çarë k***".

Ai po ashtu ka lënë edhe një koment drejtuar kryeministrit Rama :

“ O Edi Rama a më gjen dot ku jam”

Por pas arrestimit adresa e tij në Facebook është mbyllur.

Edhe në momentet e arrestimit ai është shfaqur i ftohtë dhe ironik duke iu drejtuar forcave të policisë se vonuan shumë ta arrestojnë dhe se ai nuk ka vjedhur asnjë pulë duke shtuar se ndihej i akuzuar për çdo gjë.

Për më shumë 24-vjeçari i fshehur në një stan pranë shtëpisë ku dhe kreu masakrën ka kërkuar edhe avokat.

 

ritvan_4.PNG

ritvan.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0033071041107178