INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
11 viktima dhe 835 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

11 viktima dhe 835 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

Publikuar më: 19:24 29-11-2020

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2.253 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 835 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 306 raste në Tiranë, 59 në Vlorë, 52 në Lushnje, 50 në Shkodër, 45 në Berat, 37 në Korçë, 29 në Durrës, 27 në Sarandë, 23 në Pogradec, 22 në Fier, 20 në Gjirokastër, 18 në Librazhd, nga 14 raste në Kavajë, Peqin, nga 13 raste në Krujë, Përmet, Gramsh, nga 10 raste në Kukës, Dibër, nga 9 raste në Skrapar, Pukë, nga 7 raste në Elbasan, Kuçovë, 6 në Tepelenë, 5 në Kolonjë, nga 4 raste në Has, Malësi e Madhe, 3 në Mallakastër, nga 2 raste në Mat, Delvinë, nga 1 rast në Devoll, Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 11 viktima nga koronavirusi. Me gjithë përpjekjet e mjekëve humbën jetën: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra të moshave nga 59 vjeç në 79 vjeç.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 482 pacientë, 29 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 329 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.481 që nga fillimi i epidemisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036869049072266