INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 vite nga tragjedia e Gërdecit, çfarë ndodhi në 15 mars 2018

10 vite nga tragjedia e Gërdecit, çfarë ndodhi në 15 mars 2018

Publikuar më: 10:16 15-03-2018

15 Mars 2018, sot shënohen plot 10 vite nga tragjedia e Gërdecit, ku nga shpërthimi në qendrën e demontimit të municioneve humbën jetën 26 persona ndërsa u plagosën me qindra, dëmet materiale po ashtu ishin të shumta.

Fëmijë të mitur, gra, të moshuar, burra ishin viktimat të cilët punonin në kushte të mjerueshme në një ambient të hapur në Gërdec.

Ngjarja e Gërdecit përplasi edhe politikën e cila edhe sot i kujton njërat-tjetrës gabimet, por ende askush nuk është pas hekurave.

Familjarët e viktimave vijojnë të kërkojnë drejtësi.

Kujtojmë se në atë kohë ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dha dorëheqjen.

Ngjarja pushtoi të gjithë televizionet e vendit, por edhe ekranet e shumë kanaleve të huaja (si Euro News, CNN e të tjerë).

Article Logic
Execution time: 0.0034618377685547