INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 vendet më të sigurta në botë për gratë

10 vendet më të sigurta në botë për gratë

Publikuar më: 10:37 25-01-2018

Australia është shteti më i sigurt në botë për një grua. Analizat e kryera nga ‘New World Wealth’ për vitin 2018 kanë përfshirë rishikimin e shteteve më të sigurta në botë për femrat. Business Insider shkruan se raporti i publikuar nga kryesisht sheh lëvizjen e individëve me vlerë të lartë neto (HNWI) në të gjithë botën. Megjithatë, një pjesë e kësaj analize përfshin shqyrtimin e vendeve më të sigurta për gratë. “Siguria e femrave është një nga mënyrat më të mira për matur potencialin afatgjatë të rritjes së pasurisë të një shteti, me një ndërlidhje prej 92% në mes rritjes historike të pasurisë dhe niveleve të sigurisë së femrave”, ka treguar raporti. Australia duket të jetë shteti me performancën më të mirë në tregjet e botës. Përgjatë dhjetë viteve, pasuria e Australisë është rritur për 83%. Përpilimi i list♪7s me 10 vendet më të mira është bërë duke u bazuar në krimet serioze ku femrat kanë qenë viktima gjatë vitit të kaluar. “Shumica prej këtyre shteteve janë edhe destinacione të njohura për emigrim. Gjithashtu, shumica prej tyre kanë një rritje të madhe të pasurisë përgjatë 10-20 viteve të kaluara”, ka treguar raporti. Ndërkohë shtetet më të pasigurta për femrat kanë qenë Somalia, Sudani, Iraku dhe Siria.
10 shtetet më të sigurta për femrat gjatë vitit 2017
Australia
Malta
Islanda
Zelanda e Re
Kanada
Polonia
Monako
Izraeli
SHBA
Koreja e Jugut

Article Logic
Execution time: 0.0034329891204834