INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 Shenjat që partneri nuk ju do, por ju mban afër se nuk ka tjetër më të  mirë

10 Shenjat që partneri nuk ju do, por ju mban afër se nuk ka tjetër më të mirë

Publikuar më: 12:32 13-09-2016
Në një marrëdhënie është e vështirë të përcaktosh, nëse partneri vërtet ju do, apo jo.
Këtu përfshihen disa arsye, edhe fakti se ka frikë të gjejë dikë më të mirë. Ekspertët nuk i gjykojnë këta persona, të cilët qëndrojnë me dikë, edhe pse janë të mërzitur nga kjo gjë. Ata kanë renditur disa shenja që e tregojnë më qartë, se partneri nuk të dashuron, por të qëndron pranë se nuk mund të gjejë dikë më të mirë se ju:
 
1. Ju jeni garanci për të, më shumë nga se e tregon
Për të, ju nuk jeni plani dytësorë. Ky partner nuk përqëndrohet te gjërat e tjera, por ju përfshin edhe ju në to. Edhe nëse ju dështoni, sërish ky person do të rri me ju, pasi jeni siguria e vetme që ka në jetë.
 
2. Nuk e ka problem t’ju dërgojë e para mesazh
Në fakt, ju nuk keni nevojë për dikë që është i fiksuar pas jush. Ky partner e bën këtë gjë, sepse nuk e vret mendjen se çfarë mendoni ju për të. Pra, nuk ju do dhe mendimet tuaja për të janë pa rëndësi.
 
3. Ju fton për të dalë në minutën e fundit
Nëse ju fton në çastin e fundit, kjo tregon se nuk ju do, pasi keni qenë mendimi i fundit për të.  Ky person, ndoshta i ka ftuar të gjithë dhe në fund ju fton edhe juve. Ju nuk jeni të veçantë!
 
4. Qëndron me celular në shumicën e kohës, kur është me ju
Kjo gjë ndodh, sepse në të vërtet, ajo nuk ka asnjë interes për atë çfarë thoni ju.
 
5. Kur dilni, ajo flirton
Të dy nuk keni asgjë të përbashkët dhe si rezultat nuk ka asnjë lloj tërheqjeje mes jush. Mund të ndodhë, që ta shihni duke flirtuar me meshkujt të tjerë. Kujdes, nuk ju do!
 
6. Nuk tenton t’ju prezantojë me miqtë e saj
Nëse kjo gjë është  e vërtet, duhet ta rimendoni dashurinë që ka ndaj jush. Fakti që nuk dëshiron t’ju prezantojë me miqtë, tregon se nuk ndihet krenare për ju dhe nuk ju do ashtu si mendoni.
 
7. Nuk dëshiron të takojë miqtë tuaj
E njëjta gjë, si me miqtë e saj. Nëse e shikoni që nuk ka interes të njohë miqtë tuaj, nuk ju do. Ajo nuk vlerëson miqësinë tuaj dhe si pasojë nuk do t’ja dijë as për ju.
 
8. Nuk i diskuton keqkuptimet
Nëse nuk ju do, pse duhet të mundohet të diskutojë me ju? Ky person, sillet si ëngjëll dhe aprovon çdo gjë që shprehni ju.
 
9. Mund të qëndrojë për një kohë të gjatë pa komunikuar me ju
Papritur ky person, humbet dhe ju nuk e keni idenë nëse është gjallë, apo jo. Nëse nuk do ishin rrjetet sociale, ju nuk do merrnit asnjë informacion.
 
10. Ju pyet si jeni dhe më pas harron t’ju përgjigjet
Mesazhin jua ka nisur, sepse nuk ka pasur diçka për të bërë. Më pas, harron t’ju kthejë përgjigje dhe kjo sjellje do ju duket paksa e çuditshme. Në fakt, nuk ju do!
 
Burimi: ELITE DAILY
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0050511360168457