INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 gjëra që patjetër duhet të dini për fituesin e “Këpucës së Artë”, Antoine Griezmann [VIDEO]

10 gjëra që patjetër duhet të dini për fituesin e “Këpucës së Artë”, Antoine Griezmann [VIDEO]

Publikuar më: 10:23 11-07-2016

Ndonëse nuk ka shkëlqyer mbrëmjen e djeshme, 25 vjeçari Antoine Griezmann e ka merituar plotësisht titullin “Këpuca e Artë” e këtij kampionati Europian. Me 6 gola në 7 ndeshje të zhvilluara gjatë këtij kompeticion, francezi është cilësuar si heroi më i ri i gjelave të detit.

Por a e njihni aq mirë talentin e Atletico Madrid? Më poshtë keni një listë me 10 gjëra që duhet të dini për yllin e këtij turneu. 

1. Antoine Griezmann është refuzuar nga klubi i Lyon-it për shkak të gjatësisë së tij.

2. Në vitin 2012 ai është përjashtuar nga ekipi kombëtar i Francës pasi e kishin kapur duke festuar në një lokal nate në kohën kur duhet të ishte në stërvitje. 

3. Motra e tij, Maud, i ka mbijetuar sulmeve terroriste të 13 Nëntorit në Bataclan, Paris. 

4. Idhulli i Antoine është David Beckham. “Ka shumë klasë në fushë dhe sa herë është jashtë saj është gjithnjë i veshur shumë bukur”-ka thënë ai. 

5. Griezmann ka pranuar se për modelin e tij të lojës është “frymëzuar” nga spanjolli David Silva. Të dy janë futbollist “mëngjarash”. 

6. Ai gjatë ndeshjes vesh mbathje me karakterin Spongebob.

7. Në gushtin e vitit 2013, kur luante për Real Sociedad, 25 vjeçari ka shënuar një gol të mrekullueshëm kundër Lyon-it.

8. Ai ka fituar më shumë tituj si lojtari i muajit në La Liga, kampionatin spanjoll, se ylli i Barcelonës, Messi. 

9. Vëllai i tij, Theo është fans i çmendur me Manchester United.

10. Antoine Griezmann është i “fiksuar” pas lojërave kompjuterike .

Article Logic
Execution time: 0.0034658908843994