INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 fakte interesante që duhet të dini rreth Gucci-t

10 fakte interesante që duhet të dini rreth Gucci-t

Publikuar më: 15:15 08-06-2017

Gucci është një ndër markat më të dashura dhe njihet për inovacion dhe dizajne të pazkonta.

Por sa mirë e njihni këtë markë? Ne kemi përmbledhur për ju 10 fakte. Le të testojmë njohuritë!

1. Guccio Gucci e filloi kompaninë e tij të mallrave dhe valixheve të lëkurës në Firence të Italisë në vitin 1921. Më parë punonte në Hotelin Savoy në Londër dhe kjo eksperiencë e kishte frymëzuar në sajë të shijes së jetës mondane që kishte provuar.

1.jpg

2. Klientët e para të mëdha të Gucci ishin aristokratët e garave me kuaj. Këtu e mori frymëzimin për detajin e patkoit të kalit.

5-gucci-facts-you-never-knew-1530869-1448063427.640x0c.jpg

3. Kur Italia ishte nën diktaturën fashiste në vitin 1940, lëkura ishte e vështirë të gjendej, kështu që kompania hasi probleme me materialet. Çanta e njohur si çanta prej bambuje është shumë e famshme edhe sot.

368823_A7M0G_6812_002_078_0000_Light-Bamboo-Shopper-leather-mini-bag.jpg

4. Shalli me motive lulesh u prodhua për herë të parë në vitin 1966 si kërkesë e veçantë e Grace Kelly. Gucci ka arritur të realizojë një model të ngjashëm nëpërmjet mjeshtërisë së artistit Kris Knight për koleksionin e vitit 2015.

grace-kelly-in-gucci-floral-scarf.jpg

senatus_AeCTnw_displayfb2.jpg

5. Gucci ka patur një sërë bashkëpunimesh me kompanitë automobilistike. Në vitin 1970, Gucci veshi makinën AMC Hornet me vijat karakteristike të vetat.

AMC-1972-Hornet-wagon-Gucci-interior.jpg

6. Tom Ford ishte drejtor artistik nga viti 1994-2005. Ai e modernizoi markën me pikëpamjet e tij amerikane dhe kësisoj kompania pati shumë sukses.

YSL-TOM-FORD-ROXANNE-LOWIT.jpg

7. Xhinset e Gucci mbajtën rekord në Librin e Rekordeve Guinness në 1998

denim1_lrruo_5784.jpg

Ai stil ishte i shituri më shtrenjtë për një çmim prej 3,134$ në Milano. Rekordi u mbajt deri në vitin 2005 kur u thye nga kompania Levi’s. Që nga ai moment morën jetë xhinset e qendisura.

8. Gucci renditet e 38-ta si kompania më e çmuar në treg

Gucci_3-1024x512.jpg

Kompanitë më të çmuara të revistës Forbes rendisin Gucci-n në vendin e 38-të. Marka vlerësohet rreth 12.4 miliard dollarë.

9. Ky është fustani që gëzoi famën më të madhe dhe që tashmë ka dalë në tre kopertina revistash.

lll.jpg

Fustani i koleksionit të pranverës së vitit 2016. 

10. Gucci ka qenë partner i ngushtë me UNICEF që në vitin 2005

CarylSternGucciUNICEFCelebrate10Year_xMYlL3_ovpl.jpg

Gucci dhuron një përqindje të mirë të fitimeve për të promovuar arsimin, sektorin e shëndetit dhe sidomos në ndihmë të fëmijëve të sëmurë me HIV/AIDS në Afrikë.

Article Logic
Execution time: 0.0039248466491699